Politike

Paketa anti-shpifje, Basha premtim medias: Është vija e kuqe, e anuloj sapo të vij në pushtet

16 Dhjetor 2019, 09:26 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, Basha premtim medias: Është vija e kuqe, e anuloj

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha së bashku me opozitën kanë mbledhur sot në një tryezë, përfaqësues të medias dhe të shoqërisë civile.

Në fjalën e tij Basha tha se kjo që po bëhet tani nuk është e lejueshme, pasi po vendoset censura me anë të ligjit. Kreu i PD shtoi se censura ndaj medias është vija e kuqe.

Është një ofensivë kundër medias, kundër gazetarëve dhe kundër fjalës së lirë. Nuk jemi këtu që të përkrahim tuaj, por jemi kuëtu se pa lirinë e medias, pa lirinë e fjalës nuk ka as liri politike. Këtu jemi si partner që shoqëria të jetë e informuar. Kryeminsitri kërkon të ngushtojë hapësirën e informimit të qytetarëve. Kjo është vija e kuqe dhe nuk do e lejojmë”, u shpreh Basha.

Në fjalën e tij, kreu i opozitës shtoi se do të anulojë ligjin sapo të vijë në pushtet nëse Parlamenti e miraton.

Deklaratat janë bërë sot nga tryeza e organizuar nga opozita për të diskutuar për paketën anti-shpifje, e cila kundërhstohet prej tyre. Kjo pasi qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake neës”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha mbledh perfaqesuesit e medias lulzim basha paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat basha mbledh perfaqesuesit e medias lulzim basha paketa anti shpifje tryeza e opozites me mediat

Sondazh

Poll