Politike

Basha e Berisha sulmojnë Ramën për paketën anti-shpifje: Kërkon të godasë fjalën e lirë, emergjencë kombëtare

15 Dhjetor 2019, 17:42 Nga DOSJA
Basha e Berisha sulmojnë Ramën për paketën anti-shpifje:

TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike, ka zhvilluar sot aktivitetin e përvitshëm të Akademisë Politike. Në këtë aktivitet ku janë trajnuar qindra të rinj, ka marrë pjesë dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha dhe Christian Kremer, zv. sekretar i Përgjithshëm i EPP, Nathalie Herberger si dhe Tobias Ruttershof drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë.

Në fjalën e tyre Basha dhe Berisha, kanë hedhur akuza të forta ndaj kryeministri Edi Rama, duke e bërë atë përgjegjës për situatën e vendit pas tëremtit. Po ashtu ata thanë se paketa anti-shpifje është një pakete kundër fjalës së lirë dhe Rama kërkon të mbyll mediat online.

Në Akademinë Politike marrin pjesë 120 studentë dhe maturantë të rinj, një pjese e madhe e të cilëve kanë qenë vullnetarë pas tërmetit. Aktiviteti ishte parashikuar të zhvillohej në 8 Dhjetor, Ditën e Rinisë, por u shty për shkak të tërmetit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akademia politike e frpd edi rama lulzim basha paketa anti shpifje sali berisha akademia politike e frpd edi rama lulzim basha paketa anti shpifje sali berisha

Sondazh

Poll