Politike

Zv. Sekretarit i PPE deklaratë “bombë”: Krimi i organizuar në Shqipëri ushqehet nga politika, BE të ushtrojë presion (

15 Dhjetor 2019, 17:57 Nga DOSJA
Zv. Sekretarit i PPE deklaratë “bombë”: Krimi i organizuar

TIRANË- I ftuar për të dytin vit radhazi në Akademinë Politike të FRPD-së, Christian Kremerë, zv Sekretar i Përgjithshëm i Unionit të Partive Popullore Europiane ka vënë gishtin mbi plagën e krizës politike në Shqipëri që sipas tij është lidhja e krimi të organizuar me politikën. 

Gjatë fjalës së tij në Tiranë Kremer tha se krimi i organizuar për fat të keq vazhdon të ushqehet nga politika. 

Konstatoj për fat të keq që problemet janë të njëjta, sepse ne në Bruksel i dimë fare mirë problemet në vend. Për shembull çështja e ndarjes së krimit të organizuar nga politika, largimi i personave me rekorde kriminale nga postet publike. Megjithëse këto kanë qenë probleme madhore, kemi parë që asgjë nuk është zgjidhur deri tani.

Krimi i organizuar ende ushqehet nga politika dhe jeta shoqërore dhe janë qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm që paguajë  këtë faturë. Prandaj PPE ka qenë e qartë, BE dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë të ushtrojë presion në mënyrë që krimi i organizuar të luftohen Shqipëri. Çështjet që kanë të bëjnë me drejtësinë vazhdojnë dhe problem të tjera të reja kanë dalë së fundmi për median”- deklaroi ai duke apeluar BE-në të ushtrojë presion ndaj Tiranës që të luftohet krimi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike akademia politike e frpd christian kremerë partitë popullore evropiane akademia politike e frpd christian kremerë partitë popullore evropiane

Sondazh

Poll