Politike

Berisha: 24 qytetarët e Thumanës i vrau shteti, i la në një pallat të pabanueshëm. Rama përpiqet të fsheh akuzat me show

15 Dhjetor 2019, 17:21 Nga DOSJA
Berisha: 24 qytetarët e Thumanës i vrau shteti, i la në një

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka hedhur sot akuza të forta kundër Edi Ramës duke e bërë përgjegjës për 24 jetët e humbura në Thumanë. Sipas Berishës një pjesë e vrasjeve të tërmeti janë vrasje shtetërore, pasi pallatet në Thumanë ishin shpallur të pabanueshme dhe shteti i la qytetarët të vdisnin.

“Fondi rezervë i qeverisë, që përbëhet nga taksat tuaja, e ka përdorur për luks orgji e shumë të tjera, E dini ju se një pjesë e vrasjeve të tërmetit janë vrasje shtetërore. Po pse janë vrasje shtetërore? Sepse pallatet e Thumanës ishin të pabanueshme nga tërmeti i shtatorit. Ata banorë nëse do ishin strehuar në banesa do ishin gjallë të 24. Ky kalon nga 10 orë në ekran dhe do të fsheh veprat e tij penale.

Ndaj dhe e kemi këtë emergjencë dhe duhet të bëjmë gjithçka të lehtësojmë vëllezërit dhe motrat tona të prekur nga tërmeti. E keni dëgjuar të flas për këto, jo se ai nuk ka shpirt por përdor njerëzit për show. Ku ka shpirt ai, ai ka shpirt katran. Ai çdo gjë e bën për show, prandaj të ngrihemi fuqishëm. Tërmeti ishte një fatkeqësi natyrore, por Edi Rama është një fatkeqësi kombëtare të gjitha llojeve”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeministri Edi Rama i ka bërë disa herë thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha për ulje në tryezën e dialogut, por ka marrë vetëm refuzim nga ky i fundit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama sali berisha tragjedia e 26 nentorit 2019 vrasje shteterore edi rama sali berisha tragjedia e 26 nentorit 2019 vrasje shteterore

Sondazh

Poll