Politike

Paketa anti-shpifje, Berisha akuza të forta Ramës: Kërkon të vras mediat, është emergjencë kombëtare. Po bën njësoj si

15 Dhjetor 2019, 17:09 Nga DOSJA
Paketa anti-shpifje, Berisha akuza të forta Ramës: Kërkon të

TIRANË- Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka qenë sot i ftuar në Akademinë politike të FRPD dhe prej andej ka reaguar për paketën anti-shpifje. Në fjalën e tij Berisha është treguar shumë i ashpër me Ramën dhe shtoi se sot kërkohet vrasja e fjalës së lirë.

Me tone të ashpra Berisha tha se babai i Ramës ka firmosur varjen në litar të poetit Havzi Nela, ndërsa sot kërkohet të varen në litar portalet dhe mediat. “I biri i tij në vitin 2019 do të var në litar, portalet dhe mediat. Ka sjell në Kuvend ligjin për dhunimin e fjalës së lirë, ky është emergjencë kombëtare”, u shpreh më tej Berisha.

PJESË NGA DEKLARATA

Po nëse unë u them këtyre sot se njeriu që drejton ekzekutivit shqiptar, i është drejtuar mediave të vendit dhe i sulmon vetëm se po i tregojnë të vërtetën për dramën e qytetarëve në zonat e tërmetit. U drejtohet ekraneve dhe mediave televizive si qenefe, “unë po iki në Londër”, thotë, por “ju qytetarë hiqni sytë nga ato qenefe”. U drejtohet gazetarëve si kazan dhe hale, u drejtohet analistëve si qen. Me thoni ju, a ekziston kund ky standard në Evropë apo në OSBE. Unë druaj se përveç Koresë së Veriut dhe Venezuelës, ky standard nuk ekziston. Ky njeri do marrë në 1 janar kryesimin e OSBE.

Po të më të pyesni mua se cili është armiku më i madh i njeriut është ai që dhunon fjalën e lirë, ai fillon me fjalën dhe mund të bëj çdo gjë. Ky njeri është Edi Rama, ky është kthyer në genet e të atit të tij. Nuk marrë unë kurrë përgjegjës djalin për babën, por kur djali manifeston të atin. I ati i tij firmosi varjen në litar të poetit Havzi Nela. I biri i tij në vitin 2019 do të var në litar, portalet dhe mediat. Ka sjell në Kuvend ligjin për dhunimin e fjalës së lirë, ky është emergjencë kombëtare.

Qeveria socialiste është investuar prej 2 vitesh në krijimin e një pakete të quajtur “Paketa Anti-shpifje”e cila do të kalojë në Kuvend në 19 dhjetor. Kjo paketë, e cila synon të vendosë rregulla në mediet online, është pritur negativisht nga gazetarët dhe organizatat që mbrojnë fjalën e lirë. Me këtë ligj, Shqipëria kthehet në vendin e vetëm në Evropë që gazetarët dhe mediat gjobiten me vendime administrative. Por përveç gjobave media online do të përballet dhe me mbyllje, ku parashikohet një gjë e tillë kur publikohet 5 “fake news”, bllokohet për një vit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama havzi nela kristaq rama paketa anti shpifje rama kunder mediave sali berisha edi rama havzi nela kristaq rama paketa anti shpifje rama kunder mediave sali berisha

Sondazh

Poll