Politike

“Më çmendën milanistët”, Rama viziton shtëpinë e Alesio Cakonit, por i “kërkon llogari” për bluzën e Donarumës

15 Dhjetor 2019, 16:48 Nga DOSJA
“Më çmendën milanistët”, Rama viziton

KAMËZ– Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në shtëpin e re të Alesion Cakonin, 10-vjeçairt që u hodh nga ballkoni për t’i shpëtuar tërmetit. Gjatë vizitës kreu i qeverisë u shoqërua dhe nga Aureli, 8-vjeçari që u hodh nga kati i tretë, gjatë lëkundjeve të 26 nëntorit.

“Në shtëpinë e njërit prej ëngjëjve që fluturuan nga dritaret për t’i thënë JO vdekjes, Alesios, që hyri në shtëpinë e re për të vazhduar jetën plot me ëndrra e forcë prej një kampioni të lindur❤??”, shkruan Rama në Facebook.

Ndërkohë gjatë bisedës, Kryeministri të dy fëmijëve, që ai i quan engjëll, u ka premtuar se nesër do shkojnë me të në shkollë dhe gjatë gjithë studimeve do të kenë një bursë prej 150 mijë lekësh të vjetra.

Më Rama ka hapur për herë të parë dhomën e Alesion, ku në mur ishte pikturuar Donaruma, portieri i Milanit, por edne nuk ishte varur fanela e tij e firmosur për 10-vjeçarin. “Ku është bluza, më çmendën këta milansitët, më akuzojnë sikur se kam mbajtur premtimin. Ku e jeni bluzën ta varim këtu në mur ta shikojnë të gjithë”, ishin këto fjalët e Ramës drejtuar Alesios.

Ky i fundit i tha se nuk e kishte aty fanelën dhe brenda ditës së sotme do e vendoste në dhomë e do i dërgonte një foto Kryeministrit që tua tregonte të gjithëve.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projekti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeministri Edi Rama i ka bërë disa herë thirrje kryeopozitarit Lulzim Basha për ulje në tryezën e dialogut, por ka marrë vetëm refuzim nga ky i fundit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alesio cakoni edi rama termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019 alesio cakoni edi rama termet 26 nentor 2019 tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll