Politike

Lobimi në SHBA, i pandehur Basha, Ristani e Dervishi, do gjykohen vetëm për ‘falsifikim vulash’. PD: Prokuroria pranoi se akuzat ishin qesharake

  • Gazetarja Lala tregon prapaskenat: Një prokuror nuk pranoi të firmoste
  • Elisabeta Imeraj akuza vartësve të saj: Vepruan në kokë të tyre, dosja s’është dërguar në gjykatë
  • Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishaj janë marrë të pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Prokuroria ka rrëzuar një akuzë, dhe tashmë për tre funksionarët e PD rëndon vetëm akuza për ‘falsifikim dokumentave’. Ristani ka reaguar dhe ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur dashakqësi. Ndërkohë ka ardhur një reagim dhe nga Taulant Balla, i cili shprehet i pakënaqur me Prokurorinë. Basha, Ristani e Devishaj rrezikojnë deri në 7 vite burgim.
    Featured image of article: Lobimi në SHBA, i pandehur Basha, Ristani e Dervishi, do gjykohen vetëm për ‘falsifikim vulash’. PD: Prokuroria pranoi se akuzat ishin qesharake Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi

    TIRANË – Është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në lidhje me financimet ruse në SHBA për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

    Sipas informacioneve mësohet se Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe e ka dëguar dosjen në gjykatë. Të akuzuar nga Prokuroria janë Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. 

    Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al, tre funksionarët e PD, akzuhen për “Falsifikim te vulave, stampave apo formularëve”, në bazë të nenit 190/3 të Kodit Penal. 

    Dokumenti

    Më herët Basha ka qenë nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për “pastrim parash”, por kjo akuzë ka rënë. Tashmë për tre zyrtarët e PD do të ketë vetëm një akuza.  Në bazë të Kodit Penal, vepra penale e falsifikimit të vulave dhe formularëve, dënohet deri në 7 vite burgim. 

    Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar. Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

    Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

    (A.B. Dosja.al)

    • 17:23

      Partia Demokratike: Prokuroria pranoi se janë akuza qesharake

      Partia Demokratike ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës ka rrëzuar akuzën për “pastrim parash” ndaj Lulzim Bashës duke lënë vetëm atë të “Falsifikimit te vulave, stampave apo formularëve”. Në një reagim zyrtar, PD-ja shkruan se ky reagim tregon mjaft qartë se akuza për pastrim parash ishte e stisur nga Edi Rama, për të sulmuar politikisht kundërshtarin e tij.

      Ndër të tjera, në reagim thuhet se Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se sipas saj, kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar. PD-ja shton se ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

      Partia Demokratike

      Në fund të njoftimit theksohet se drejtësia nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar pasi sipas PD-së kontrollohet nga Edi Rama dhe mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit, duke kujtuar kështu kallëzim penal të ngritur nga opozita, në lidhje me financimin e Edi Ramës, që sipas selisë blu është i paligjshëm. Por pavarësisht kësaj, nuk ka nisur asnjë hetim.

      Deklaratë e Partisë Demokratike

      Sot prokuroria vendosi pushimin e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga zyra e Edi Ramës. Pasi u keqpërdorën duke akuzuar zyrtarët e Partisë Demokratike për pastrim parash dhe përdorim të parave ruse, prokuroria sot u detyrua të pranojë se këto akuzave të stisura nuk qëndrojnë.

      E vërteta është se ishte Partia Demokratike që i kërkoi Prokurorisë hetimin e plotë dhe të gjithanshëm të financave dhe shpenzimeve të saj, e bindur se ka vepruar në përputhje të plotë me ligjin. Partia Demokratike ka deklaruar që ditën e parë se kjo akuzë u sajua nga Edi Rama për të zhurmuar skandalet korruptive të Qeverisë së tij dhe lidhjet me krimin e organizuar.

      Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq. Tashmë shqiptarët do të kenë mundësi të njihen me dokumentet e plota, në seanca gjyqësore të hapura dhe transparente, ku do të provohet se Partia Demokratike ka bërë transparencë të plotë të financave të saj dhe ka deklaruar në përputhje me ligjin çdo shpenzim të kryer.

      Ndërkohë që partnerët strategjikë bëjnë thirrje për reforma që forcojnë pavarësinë e institucioneve, drejtësia e kontrolluar nga Edi Rama, nuk heton krimet dhe korrupsionin qeveritar, mbyll sytë përpara lidhjeve të krimit me politikën, dhe sajon akuza kundër kundërshtarit politik të Edi Ramës.

      Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA.

      Në të vërtetë, në SHBA ka patur vetëm një hetim që lidhet me Shqipërinë dhe që ka përfunduar me dënimin e të paktën 2 personave, mbi financimin e paligjshëm të Edi Ramës.

      Edhe pse faktet janë bërë publike, edhe pse është depozituar kallëzim penal nga opozita, edhe pse dosja e drejtësisë amerikane është e plotë, edhe pse avokatët e personave të dënuar deklaruan që kanë vepruar për llogari të Edi Ramës, prokuroria shqiptare nuk ka kryer asnjë veprim. Prokuroria e kontrolluar prej Edi Ramës, as ka nisur hetime dhe as ka marrë të pandehur Edi Ramën për financim të paligjshëm, edhe pse ky fakt është provuar tashmë nga drejtësia.

    • 17:10

      Basha, Ristani e Dervishi të pandehur për lobimin në SHBA, ja sa vite burg rrezikojnë

      Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-Sekretari i Përgjitshëm, Arben Ristani dhe ish-financieri Ilir Deviashaj, tashmë janë zyrtarisht të pandehur për lobimin në SHBA. Ata do të gjykohen vetëm për akuzën e “falsifikimit të vulave, stampave ose të formularëve”, që përcaktohet nga neni 190 i Kodit Penal.

      Por sipas Kodit kjo vepër është e rëndë, pasi dënimi për të është deri në 7 vite burgim. Që do të thotë nëse Gjykata pranon provat e organit të akuzës, Basha, Ristani e Dervishi rrezikojnë deri në 7 vite burg.

      Arben Ristani, Lulzim Basha dhe Ilir Dervishi

      Çfarë thotë Neni 190 i Kodit Penal?

      Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve (Ndryshuar me ligjin nr.9188, datë 12.2.2004, neni 6; shtuar me ligjin nr.9275, datë 16.9.2004, neni 15; shfuqizuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 47, datë 26.7.2012, pjesa që parashikon dënimin me gjobë si dënim kryesor)

      Falsifikimi ose përdorimi i vulave, i stampave apo i formularëve të falsifikuar ose paraqitja e rrethanave të rreme në këto të fundit, që u drejtohen organeve shtetërore, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

      Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë apo ka sjellë pasoja të rënda, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në pesë vjet.

      Kur falsifikimi bëhet nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.

    • 16:47

      Pse mungon akzua e ‘pastrimit të parave’ për Bashën? Balla akuza Prokurorisë: Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK

      Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taualant Balla ka reaguar pas lajmit se Luzlim Basha është marrë i pandehur nga Gjykata për lobimin në SHBA. Në një reagim në mediat sociale Balla akuzon Prokurinë, pas rrëzimit të akuzave për pastrimin e parave me anë të lobimit. Më tej numri 2 i PS shkruan se kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK dhe jo nga KÇK.

      Taulant Balla, Prokuroria dhe Lulzim Basha

      L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë dollarë & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon? Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK”, shkruan Balla.

    • 15:45

      Ristani hedh poshtë akuzat: Dashakeqësi, s’kam vulosur asnjë dokument

      Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka reaguar, pasi është marrë si i pandehur për akuzën e falsifikimit. Ristani ka deklaruar për “Fax news” se kjo është një akuzë dashakeqe, duke mohuar të ketë firmosur apo vulosur ndonjë dokument. Ai i ka quajtur prokurorët që kanë ngritur akuzën e falsifikimit të dokumenteve si jo të qëndrueshëm mendërisht, dhe se çështjen do ta ndjekë deri në fund.

      Arben Ristani

      Kjo është një akuzë e pabazuar dhe dashakeqe, akuzohem se në deklarimin që PD ka bërë në KQZ, nuk janë pasqyruar të dhëna të vërteta, unë po them që nuk kam firmosur dhe as vulosur asnjë lloj dokumenti. Në mënyrë të habitshme, joligjore, dhe jologjike përmendet emri im në këtë çështje, është një dashakeqësi idiote. Shkuan deri aty sa thanë që është falsifikim i një mosveprimi, një vepër të tillë nuk mund ta mendojë as një person që nuk është mirë nga gjendja mendore”, është shprehur Ristani.

    Shto Koment