Politike

Basha thirrje pas takimit me banorët e Durrësit: Kthimi në banesat e tyre është me rrezik

13 Dhjetor 2019, 13:45 Nga DOSJA
Basha thirrje pas takimit me banorët e Durrësit: Kthimi në

DURRËS- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka viztuar sot banorët e prekur nga tërmeti në Durrës.  Përmes një postimi në “Facebook”, Basha bën thirrje që banorët e prekur të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre, duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Sipas liderit të demokrat, kjo duhet të bëhet vetëm pas çertifikimit zyrtar se banesat janë të sigurta.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës: 

Dy javë e gjysëm nga tërmeti i 26 nëntorit, ende qytetarët në fshatrat e Durrësit dhe kudo në zonën e goditur, nuk kanë asnjë qartësi se çdo të bëhet me ta. E gjithë vëmendja e qeverisë është tek propaganda për të mbuluar dështimin neglizhencën kriminale që mori 51 jetë njerëzish.

Situata është e rrezikshme për shumë familje të cilat, në pamundësi të një strehe, po rikthehen në shtëpitë e tyre që nga verifikimet e para janë konsideruar të pabanueshme, duke rrezikuar jetën e këtyre familjeve.

Nga shteti nuk është kujtuar askush tu çojë një çadër, apo ushqimet më minimale, duke i detyruar të flenë jashtë apo ne rastin më të mirë te miq a të afërm. Ky dështim po na shtyn drejt një krize humanitare.

Thirrja ime për qytetarët është të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre duke u kthyer në shtëpitë e dëmtuara. Kjo duhet të bëhet vetëm dhe vetëm pasi me përgjegjësi të plotë ligjore dhe penale, ekspertët e autorizuar zyrtarisht nga qeveria, çertifikojnë me shkrim dhe zyrtarisht se banesa është e sigurtë.

Në vend të vërtitjes si korbi nëpër gërmadha, duhet urgjent te alokohen fonde për strehimin dhe ushqimin e çdo fëmije, çdo prindi, çdo nëne dhe babai, çdo pensionisti në nevojë.

Të akordohen MENJËHERË për qytetarët e goditur nga tërmeti, 150 milion dollarët që Ministri i Inceneratorëve dhe Rrugës së Florinjtë, prapë jua la oligarkëve me buxhetin që sapo miratuan fshehtas 1 orë më parë.

Si mund të lihen qytetarët në mëshirën e fatit, ndërsa paratë e taksave të tyre shkojnë në xhepat e 10 oligarkeve dhe qeveritarëve të lidhur me ta!!!

Nuk ka dështim dhe paaftësi më të kobshme për një qeveri, që 17 ditë pas tërmetit nuk e di ende sa qytetarë ka të pastrehë, pa ushqim, pa asnjë ndihmë, sa banesa ka të dëmtuara dhe jashtë funksioni. Kjo neglizhencë dhe ky dështim kushtojnë jetë!

Për shkak të tërmetit të 26 nëntorit, qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në tre qarqe: Durrës, Kurbin dhe Tiranë. Pasojat e lëkundeve që shënuan 7 ballë ishin 51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmetit toka ende dridhet nga paslëkundjet, të cilat përgjithësisht kanë pasur intensitet të ulët. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde për të rikuperuar humbjet e shkaktuara nga fatkeqsia e tërmetit.

(a.m/dosja,al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 basha ne durres lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll