Politike

Iku me sherr dhe nerva, hodhi dosjen tej nga inati, si rikthehet Arben Ahmetaj sërish në kabinet

13 Dhjetor 2019, 12:21 Nga DOSJA
Iku me sherr dhe nerva, hodhi dosjen tej nga inati, si rikthehet Arben Ahmetaj

Tiranë- Arben Ahmetaj është propozuar sot nga kryeministri Edi Rama si ministër i Shtetit për Rindërtim. Ky propozim i Ramës u prit shumë mirë edhe nga Presidenca, ku në një njoftim, Tedi Blushi shprehet se nuk do të ketë asnjë sekondë vonesë për dekretimin e Ahematajt si ministër.

Çfarë ndodhi një vit më parë? 

Në janar të vitit të kaluar, Rama largoi një sërë ministrash nga kabineti i tij, një ndër të ishte edhe Arben Ahmetaj, i cili mbante detyrën e ministrit të Ekonomisë dhe Financave. Pasi u hoq nga kjo detyrë me sherr dhe debat, Ahmetaj pas mbledhjes me Ramës, nuk u ndal të bënte edhe një gjest në publik. Ai pasi doli nga takimi, jashtë Kryeministrisë  hodhi dosjen e punës shoferit të tij dhe u largua.

Por Rama pasi e largoi si ministër, i dha postin e parë Ahmetajt, pas tërmetit tragjik. Ai e vendosi Kryetarin e Komisionit  të Menaxhimit të Fondeve për ndihmat, duke pasur kështu në dorë menazhimin e të gjithave parave. Tashmë ai e ka propozuar për ministër. Ndoshta Ramës i është rikthyer besimi tek Ahmetaj? Ende nga ky i fundit nuk kemi asnjë reagim.

Për të prekurit nga tërmeti janë krijuar mbledhur shumë fonde. Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konfrencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë qeveria po bën përpilimin e faturës së dëmeve të tërmetit, e cila do të jetë gati në datë 16 Janar. Më 4 dhjetor KE u solidarizua me Shqipërinë dhe vendosi të dhurojë 15 milionë euro, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj ministër për rindërtim edi rama arben ahmetaj ministër për rindërtim edi rama

Sondazh

Poll