Politike

Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim, propozimi që iu bë nga Rama (VENDIMI)

13 Dhjetor 2019, 11:50 Nga DOSJA
Meta dekreton Arben Ahmetajn si ministër për Rindërtim, propozimi

TIRANË- Presidenti Ilir Meta dekreton në postin e ministrit të Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetajn. Ky i fundit u propozua sot nga kryeministri Edi Rama.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Rama shprehet se Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, për koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, shkruan Rama në në postim. Ministria e Rindërtimit tashmë do të koordinojë punën e të gjithë mekanizmave të angazhuara për rimëkëmbjen e ndërtesave që u shembën pas tërmetit.

Menjëherë ka reaguar edhe Presidenca për këtë propozim të Ramës, ku zëdhënësi Tedi Blushi ka njoftuar se presidenti do të dekretojë menjëherë Ahmetanj në pozicionin e propozuar nga kreu i qeverisë. “Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, shkruan Blushi.

Për të prekurit nga tërmeti janë krijuar mbledhur shumë fonde. Komisioni Europian ka vendosur të organizojë në Tiranë konferencën e donatorëve, në fund të Janarit të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, qeveria po bën përpilimin e faturës së dëmeve të tërmetit, e cila do të jetë gati më datë 16 Janar. Më 4 Dhjetor KE u solidarizua me Shqipërinë dhe vendosi të dhurojë 15 milionë euro, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti tragjik.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben ahmetaj arben ahmetaj ministër për rindërtim edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 arben ahmetaj arben ahmetaj ministër për rindërtim edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll