Politike

EMRAT/ Presidenca: Ja kur do të betohen tek Meta 8 prokurorët e SPAK

13 Dhjetor 2019, 11:42 Nga DOSJA
EMRAT/ Presidenca: Ja kur do të betohen tek Meta 8 prokurorët e SPAK

TIRANË– Presidenca ka njoftuar se do të organizojë të enjten, më 19 Dhjetorit ceremoninë e betimit për 8 prokurorët e emëruar në  Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Këshilltari për mediat i presidentit, Tedi Blushi njofton se ceremonia do të mbahet të enjten e ardhshme në presidencë në orën 09:30.

Njoftimi i plotë i Tedi Blushit:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, në përgjigje të kërkesës së Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe në bashkëpunim me Kryetarin e KLP-së, z.Gent Ibrahimi, në mbështetje të nenit 61 pika 2 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar”, ditën e enjte, në datën 19 dhjetor 2019, ora 09:30, organizon ceremoninë e betimit të 8 (tetë) prokurorëve të emëruar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

LISTA E ANETAREVE TE SPAK

Altin Dumani, prokuror në Prokurorinë e Apelit Tiranë
Arben Kraja, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Behar Dibra, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Edvin Kondili, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Elida Celami (Kaçkini) prokurore në Prokurorinë e Tiranës
Ened Nakuçi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda
Enkeleda Millonai, prokurore në Prokurorinë e Elbasanit
Klodian Braho, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Ditën e djeshme Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi deklaroi se më datë 19 dhjetor do të betohen 8 anëtarët e Prokurorisë së Posaçme, apo siç njihet ndryshe, SPAK. Ibrahimi shtoi se 16 prokurorë nga Krimet e Rëdna do të transferohen në rrethe për shkak se kjo strukturë do të shkrihet.

Çfarë është SPAK ose siç njihet ndryshe Prokuroria e Posaçme?

SPAK është e pavarur në funksionim dhe ushtron detyrën përmes prokurorëve të Posaçëm që do të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët e SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar dhe ky mandat mund të ndërpritet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike betimi i prokuroreve te rinj krimet e renda ngritja e spak betimi i prokuroreve te rinj krimet e renda ngritja e spak

Sondazh

Poll