Politike

Baza e Mbrojtjes Civile në duart e Olsi Ramës? Kryemadhi: Edi ia dha të vëllait, ky repart është shkatërruar

13 Dhjetor 2019, 07:21 Nga DOSJA
Baza e Mbrojtjes Civile në duart e Olsi Ramës? Kryemadhi: Edi ia dha

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi se kryeministri Edi Rama ia ka dhënë Bazën e Mbrojtjes Civile klubit sportiv “Partizani” ku drejtor është vëllai i tij Olsi Rama.

E ftuar në emisionin “Open”, Kryemadhi tha se reparti në fjalë kishte të gjitha kushtet ndërkohë që Baza e Mbrojtjes Civile është zhvendosur në Ferraj në një repart të shkatërruar.

Ka ardhur koha për t’u folur shqiptarëve me emra konkretë. Baza e mbrojtjes civile në Ministrinë e Mbrojtjes, Edi Rama ia ka dhënë klubit sportiv Partizani ku drejtues i klubit është vëllai i tij.

Tani po të them që fushat e sportit që po bëhen në bazën e mbrojtjes civile. Tani në 2017, kur kam ikur unë nga qeveria. Batalionin e kërkim shpëtimit e ka çuar në disa gërmadha në fshatin Ferraj. Këtij reparti i është shkatërruar gjithë infrastruktura. Ky repart është për kërkim shpëtim, evakuim. Edhe këtë e ka shkatërruar. Baza e mbrojtjes civile ka pasur gjithë infrastrukturën për stërvitjen e emergjencave,”- deklaroi Kryemadhi më tej.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike baza e mbrojtjes civile edi rama monika kryemadhi olsi rama baza e mbrojtjes civile edi rama monika kryemadhi olsi rama

Sondazh

Poll