Politike

Presidenti Meta dekreton ligjin për dhurimin e apartamenteve për familjet e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit

13 Dhjetor 2019, 10:30 Nga DOSJA
Presidenti Meta dekreton ligjin për dhurimin e apartamenteve për

Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjin për dhënien e 17 apartamenteve për familjarët e viktimave të tërmetit të 26 nëntorit. Përmes këtij dekreti, Meta i hap rrugë më tej, dhurimit të apartamenteve për familjet që humbën të afërmit e tyre gjatë tërmetit.

Qeveria shqiptare, pak ditë pas tragjedisë u shpreh e gatshme,  se do të dhuronte 17 apartamente në pronësi të Bashkisë së Tiranës  për familjarët e  viktimave të tërmetit. Të gjitha shpenzimet e mobilimit dhe të pajisjeve elektroshtëpiake për këto apartamente do mbulohen nga buxheti i shtetit.

Dekreti

PËR SHPALLJE LIGJI

Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës,

D e k r e t o j

Shpalljen e ligjit nr. 80/2019 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 6, datë 30.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për dhurimin e apartamenteve familjarëve të viktimave, si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019”.

Nr. Dekretit 11382
Tiranë, më 11.12.2019

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama tha se projeti i rindërtimin nuk do të dëmtojë “buxhetin 2020”. Kryeministri ka theksuar se që në muajin janar çdo familje e prekur nga tërmeti do të strehohet në banesa me qera, të cilat do të paguhen nga shteti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019 ilir meta tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll