Politike

Tërmeti/ Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE-së: Gati të ofrojë ndihma humanitare, mirëpresim konferencën e do

13 Dhjetor 2019, 07:42 Nga DOSJA
Tërmeti/ Soreca publikon përfundimet e mbledhjes së KE-së:

Tiranë- Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka publikuar konkluzionet e mbledhjes së djeshme të Këshillit të Europës, ku në to theksohet se Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve.

“Përfundimet e Këshillit Evropian të 12 dhjetorit 2019: “Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në dritën e tërmetit të fundit. Këshilli Evropian mirëpret njoftimin e Komisionit për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të organizuar një konferencë të donatorëve “, shprehet ai në një postim në Twitter.

Konferenca e donatorëve pritet të zhvillohet në muajin në janar, pas daljes së faturë së saktë së dëmeve të tërmetit. Qeveria së bashku me aleatët është duke përgatitur faturën për të shkuar më pas në konferencë për të kërkuar ndihmë për rindërtimin.

Më 4 dhjetor KE u solidarizua me Shqipërinë dhe vendosi të dhurojë 15 milionë euro, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura nga tërmeti.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan, 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Ai ka premtuar se do të ndërtohet nga fillimi çdo banesë që ka dëme të strukturë, ndërsa ato që kanë dëme në mure do të riparohet nga firmat e ndërtimit. Rama pas ditë më parë mori pjesë edhe në konferencën e donatorëve myslimanë në Turqi, ku kërkoi ndihmta për këtë tragjedi.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konferenca e donatorëve të europës luigi soreca tragjedia e 26 nentorit 2019 konferenca e donatorëve të europës luigi soreca tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll