Politike

Ministri Cakaj kërkon anëtarësimin  e Kosovës në kartën e Adriatikut: Kontribut i lartë sigurie  në rajon e më gjerë

13 Dhjetor 2019, 09:41 Nga DOSJA
Ministri Cakaj kërkon anëtarësimin  e Kosovës në

LIBRAZHD- Shqipëria i dorëzon Bosnjës kryesimin e Kartës së Adriatikut. Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në aktivitetin përmbyllës të kryesimit, kërkoi që pjesë e A5 të bëhet edhe Kosova.

Cakaj tha se nuk shikon asnjë arsye objektive që Kosova të mos jetë anëtarë e Kartës së Adriatikut.

“Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë”, tha Cakaj.

Pjesë nga fjala e ministrit Gent Cakaj: 

Besoj se sa i përket kontekstit rajonal përpjekjet tona do të vazhdojnë të jenë në bazë të dy drejtimeve. Duhet gjejmë mënyra për të fuqizuar dhe përforcuar bashkëpunimin tonë në nivel politik dhe teknik. Ne këtë e kemi bërë me anën e organizimit të konferencave të vogla dhe trajnimeve të tjera si dhe me anë të aktiviteteve të tjera, me anë të të cilave kemi dashur të përforcojmë aftësitë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo duhet të vazhdojë më tej dhe të forcohet.

Ne duhet të kemi një qasje pro aktive ne rajon. Kjo do të thotë se kjo kartë do ti hapë dyert e saj për ato vende që kanë dëshirë që të jenë pjesëmarrëse, jo vetëm në këtë kartë, por edhe vlerat që ajo sjell. Në mënyrë automatike do të thotë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në këtë kartë.

Kosova është pjesë e platformave më të rëndësishme rajonale, por shërben si një anëtar i vlefshëm në koalicione global ndaj DEASH. Kështu që nuk shikojmë asnjë arsye objektive pse Republika e Kosovës nuk duhet të ketë anëtarësim të plotë në kartën e Adriatikut dhe SHBA. Ne dëshirojmë që anëtarësimi i Kosovës do të jetë kontribut i drejtpërdrejtë i një sigurie të lartë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë.

Nga ana e tyre, vendet pjesmarrëse, pasi vlerësuan lart fokusin e Shqipërisë në kryesimin e Kartës SHBA-Adriatike përgjatë këtij viti, mbështetën domosdoshmërinë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal për përballimin sa më efektiv të sfidave dhe kërcënimeve aktuale për sigurinë rajonale e më gjerë.

Takimi i shërbeu ilustrimit të aktiviteteve të Kryesisë shqiptare që në përputhje me fokusin e vënë gjatë kryesimit të kësaj nisme, u fokusua në forcimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve anëtare dhe vëzhguese të A-5, në funksion të përballimit të sfidave të përbashkëta të sigurisë dhe kryesisht, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Po ashtu, takimi i kushtoi vëmendje përpjekjeve për integrimin europian atlantik të rajonit si dhe domosdoshmërisë së zgjerimit të Kartës SHBA-Adriatike me Kosovën.
Ky takim shënoi edhe fundin e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike pas së cilës, zyrtarisht, kryesinë e merr Bosnjë-Hercegovina.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj karta e adriatikut kosova gent cakaj karta e adriatikut kosova

Sondazh

Poll