Politike

U shkarkua nga Xhaçka, Meta emëron Shemsi Prençin Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile

13 Dhjetor 2019, 12:43 Nga DOSJA
U shkarkua nga Xhaçka, Meta emëron Shemsi Prençin

TIRANË– Presidenti i vendit Ilir Meta emëron Shemsi Prençi si Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile. Më herët, Prençi ka qenë në krye të Emergjencave Civile.

Lajmi bëhet i ditur nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi përmes një postimi në “Facebook”.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ka vendosur të emërojë z.Shemsi Prençi Këshilltar të Posaçëm për Emergjencat Civile”, shkruan Tedi Blushi.

Shkarkimi nga ministrja Olta Xhaçka

Emri i Shemsi Prençit është i njohur, pasi më herët ka qenë në krye të Emergjencave Civile, por është shkarkuar nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka në janar te vitit 2018. Një ditë pas shkarkimit, Prençi  i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24, tha se ka patur edhe më herët tentativa për t’a zëvendësuar, pasi nuk kishte gjetur të njëjtën gjuhë me ministren Xhaçka.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta shemsi preçi shemsi prençi keshilltar i emergjencave ilir meta shemsi preçi shemsi prençi keshilltar i emergjencave

Sondazh

Poll