Politike

9 Dhjetor 2019, 11:09 Nga DOSJA

DURRËS- I shoqëruar me një grup ekspertësh izraelitë, kryeministri Edi Rama mori pjesë në inspektimin e disa banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. I veshur me kostum zyrtar dhe këmishë të bardhë, duke hequr dorë kështu për herë të parë që prej momentit të parë që ra tërmeti, nga xhupi i kombëtares shqiptare, ai iu tha banorëve, se ekspertët izraelitë janë më të mirët në botë, dhe se për të falenderuar që janë gjallë, ata duhet të puthin shtëpitë e tyre. “Si je vëllai im”, -ishin disa nga frazat dashamirëse që Rama nuk ua kurseu banorëve.

Janë prishur muret por struktura shumë e qëndrueshme dhe do riparojmë dëmet në mure, muret janë si lëkura, dëmtohet por nuk krijon rrezik, në këmbë na mban skeleti jo lëkura.  Ky kompleks është i rikuperueshëm, nuk ka kolona të dëmtuara, thjesht muraturë. Këta janë më të mirët në botë. Këta janë nga Izraeli dhe janë njësha, inxhinieri thotë që pas katastrofës duhet ta puthësh shtëpinë tende se ka qëndruar dhe ju ka mbrojtur”– i tha Rama banorëve.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorrën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Po mblidhen fonde për rindërtimin e shtëpive të shembura.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama ekspertet izraelite tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama ekspertet izraelite tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...