Politike

Studimi i sizmiologjisë/ Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët

9 Dhjetor 2019, 10:01 Nga DOSJA
Studimi i sizmiologjisë/ Meta: Koha për të dëgjuar

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në “Facebook” një shkrim, lidhur me një studim sizmilologjik të bërë në vitin 2013 nga 4 sizmiologë të njohur. Studimi i sizmiologjisë i është dërguar qeverisë më 2013.

“Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët”, shkruan Meta krahas shkrimit të shëprndarë në Facebook.

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”.

Akademikët në botimin e tyre kanë veçuar se në territorin e Shqipërisë, me probabilitet 80%, mund të ndodhë një tërmet VII ballë një herë në çdo 5 vjet, një tërmet VIII ballë çdo 10 vjet, ndërsa një tërmet iX ballë çdo 30-40 vjet dhe tërmeti maksimal i mundshëm arrin magnitudën Ms=7.5. Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë. Po mblidhen fonde për rindërtimin e shtëpive të shembura.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta studimi i sizmiologjisë ilir meta studimi i sizmiologjisë

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...