Politike

Cakaj me Ministrat e Jashtëm të BE: Dinamikë e re politike për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veri

9 Dhjetor 2019, 10:53 Nga DOSJA
Cakaj me Ministrat e Jashtëm të BE: Dinamikë e re politike

BRUKSEL-Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mëngjesin e punës në Bruksel me pjesëmarrjen e të gjithë Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian.

Takimi u fokusua kryesisht në hapat që duhet të ndërmerren për të mundësuar çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë takimit, Kryediplomati Cakaj ka nënvizuar faktin se Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet teknike për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE dhe ka theksuar rëndësinë madhore të perspektivës evropiane për të ndihmuar tutje procesin e demokratizimit dhe stabilizimit të Ballkanit Perëndimor.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj është shprehur “Menjëherë pas miratimit të metodologjisë së re për negociim, pritet të fillojë një dinamikë e re politike në funksion të hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut“.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështojnë negociatat me be-në gent cakaj gent cakaj ne bruksel dështojnë negociatat me be-në gent cakaj gent cakaj ne bruksel

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...