Politike

8 Dhjetori/ Basha falenderon të rinjtë që ndihmuan të prekurit nga tërmeti: Jeni drita e shpresës që po ndriçon Shqipër

8 Dhjetor 2019, 20:02 Nga DOSJA
8 Dhjetori/ Basha falenderon të rinjtë që ndihmuan të

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka falenderuar të gjithë të rinjtë që u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.

Në një reagim zyrtar në kuadër të 8 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, Basha shprehet se ata të rinj që u ngritën sypatrembur ndaj regjimit vijojnë të jenë frymëzim për Shqipërinë.

“Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa,”- shkruan Basha ndër të tjera.

Reagimi i plotë

Ky 8 dhjetor, Dita e Rinisë na bën krenarë për rininë tonë. 29 vite më parë të rinjtë u ngritën të parët në Lëvizjen e Dhjetorit që solli demokracinë; sot pas tragjedisë që goditi vendin, të rinjtë ishin të parët që u erdhën në ndihmë njerëzve dhe të parët që nisën mbledhjen dhe shpërndarjen e ndihmave.

Këtë 8 dhjetor shpreh mirënjohjen time të thellë për të gjithë të rinjtë që në këto ditë sprovash dhe dhimbjesh u shndërruan në shpresë dhe forcë për çdo shqiptar. Edhe dita e sotme i gjeti të rinjtë duke ndihmuar qindra familje të dëmtuara nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Dhimbja e këtyre banorëve të cilët shteti i ka harruar dhe braktisur, është zbutur nga të rinjtë që u vijnë në ndihmë duke vendosur gjithcka në dispozicion të të dëmtuarve. Kjo tragjedi zhveshi nga propaganda gjendjen e vërtetë të vendit, të Shqipërisë së varfër, të vjedhur dhe abuzuar.

Por sot ky angazhim dhe solidaritet i të rinjve është drita e shpresës që po ndriçon Shqipërinë, është frymëzimi ynë që ta kalojmë si një familje e madhe këtë situatë të rëndë sot e ta nxjerrim së shpejti Shqipërinë nga mjerimi, ta çlirojmë nga kthetrat e korrupsionit që nuk kursen as jetën e qytetarëve e ta bëjmë realitet thirrjen dhe destinin që të rinjtë nisën 29 vjet më parë, Shqipërinë si gjithë Europa.

Nderim përjetë heronjve të 8 dhjetorit 1990 me në krye Azem Hajdarin që u ngritën mbi frikën dhe me kurajo e vizion diktuan rënien e diktaturës dhe lindjen e demokracisë shqiptare. Mirënjohje për çdo të ri që në këto ditë te errëta për vendin, ka ndezur dritën e shpresës dhe solidaritetit kombëtar. Zoti e bekoftë rininë shqiptare dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

Sot bëhen 29 vite nga Lëvizja e Parë Studentore në vend, nga ajo e 8 dhjetor të 1990-ës. Mijëra të rinj sypatrembur, të arsimuar dhe të vendosur, u përballën në atë kohë me sistemin e egër të komunizimit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 8 dhjetori dita e rinisë lulzim basha 8 dhjetori dita e rinisë lulzim basha

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...