Politike

8 Dhjetor 2019, 17:37 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pas kaq ditësh që kanë qenë të shkëputur për shkak të tragjedisë së 26 nëntorit.

Me anë të një videoje në rrjetet scoiale, Shahini theksoi se shkollat do të rihapen më datë 9 dhjetor, duke i qëndruar vendimit se festa zyrtare e Ditës së Rinisë, nuk do të bëhet pushim për shkak të humbjes së disa ditëve mësimore.

Por nga ana tjetër duhet të theksojmë se data 8 dhjetor konsiderohet një festë zyrtare me ligj, Dita Kombëtare e Rinisë, pasi përfaqëson Lëvizjen e Parë Studentore në vend, ajo që u bë 29 vite më parë, më 8 dhjetor të 1990-ës.

Duke qenë se kjo datë, që mban pas historinë e mijëave të rinj të cilët u sypatrembur u përballën në atë kohë me sistemin e egër të komunizimit, këtë vit rastisi të dielën (pra sot), sipas ligjit Nr. 7961, “Kodi i Punës në Republikën e Shqipërisë”, neni 86 citon se: Kur dita e festës zyrtare bie në ditët e pushimit javor, pushimi shtyhet ditën e hënë.

Pra, rrjedhimisht dita e hënë (9 dhjetor) duhet të ishte pushim për të gjitha shkollat dhe institucionet në vend.

Urdhri i ministres si akt nënligjor, për të anuluar një festë zyrtare të parashikuar nga ligji duhet të bazohet tek ky ligj apo tek ndonjë nen i Kushtetutës që e tejkalon atë ligj. Procedurat parashikojnë se duhet mbledhur Parlamenti për të marrë një vendim në mënyrë që për shkak të situatës në fjalë, ditët e pushimit të parashikuara me ligj, të rishikohen nga qeveria.

Kjo gjë nuk është bërë, dhe përderisa vetë ministrja Shahini nuk i referohet asnjë ligji dhe as Kushtetutës, lind pyetja: Ku e gjen fuqinë ministrja për të anulluar një festë zyrtare të parashikuar nga ligji? A e ka shkelur ligjin ministrja Besa Shahini duke urdhëruar nxënësit që nesër të paraqiten në shkollat përkatëse?

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike besa shahini besa shahini shkel ligjin tragjedia e 26 nentorit 2019 besa shahini besa shahini shkel ligjin tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll