Politike

Tërmeti i 26 nëntorit/ Grida Duma viziton banorët e Manzës: Duhet të kërkojmë financim nga BE, jetojnë nëpër oborre (F

9 Dhjetor 2019, 06:16 Nga DOSJA
Tërmeti i 26 nëntorit/ Grida Duma viziton banorët e Manzës:

Durrës- Ish-deputetja e PD-së, Gruda Duma ka vizituar së fundmi disa banorë të Manzës së Durrësit, që janë prekur nga tërmeti i 29 nëntorit. Duma thekson se problemi më i madh janë fëmijët pasi rrezikojnë të ftohen sepse tashmë jetojnë nëpër çadra. Ajo ka theksuar se për këtë situatë pavarësisht solidaritetit të vendeve mike, duhet domosdoshmërisht të kërkojmë financim nga BE.

Reagimi i plotë:

Shqipëria e vërtetë është kjo!

Me vështrimin e përgjakur që kërkon ndihmë!
Trauma, humbja e madhe e jetëve, humbja e mundësisë prej dekadash për të bërë mirëqenie.

Në Manëz, familjet nuk i largohen shtëpive se janë të varur nga gjedhët me të cilët mbijetojnë.
Shumë jetojnë në oborre, nga frika e humbjes se plaçkave dhe orendive.

Problemi më i madh janë fëmijët që rrezikojnë sëmundje e ftohje sepse jetojnë ne “çadra” që s’janë vecse plasmasë të vjetër të mbuluar me batanije të lagura.
Me gjithë përpjekjen për të gjetur çadra dhe ndihma ushqimore atje ku ende nuk ka shkuar asnje ndihmë, kjo zgjidhje është vetëm ditore. Zonat rurale janë më pak të ditura por dëmet i kanë po aq të mëdha. Fatura e dëmit është e tillë që duhen shfrytëzuar fondet europiane. Pavarësisht solidaritetit të vendeve mike, duhet domosdoshmërisht të kërkojmë financim nga BE.

Foto nga Manza e Durrësit

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike grida duma tragjedia e 26 nentorit 2019 grida duma tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...