Politike

Rama e nis ditën me vargjet e Naim Frashërit, mesazhi që jep: Mos e ndy shpirtin në jetë, mos u kthe e mos u thyej!

9 Dhjetor 2019, 06:45 Nga DOSJA
Rama e nis ditën me vargjet e Naim Frashërit, mesazhi që jep: Mos

Tiranë- Kryeministri i vendit Edi Rama, që në mëngjes të ditës së sotme ka publikuar disa vargje të Naim Frashërit.  “Mos e ndy shpirtin në jetë, Zemërënë mos e lyej, Shko n’udhëzët të vërtetë, Mos u kthe e mos u thyej” , këto janë vargjet e shkrimtarit shqiptar që Rama ka zgjedhur.  “Fjalët e shenjta: Nga Naim Frashëri, faqja 26 tek “Mirësija”, në Fletoren e Bektashinjët”, shkruan kryeministri Rama krahas fotos me vargjet e Frashërit.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama për tërmetin e 26 nëntorit, i është drejtuar sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i propozuar të takohen. Rama u shpreh se plani për rimëkëmbjen e biznesit të propozuar nga Basha, në një pjesë të sugjerimeve përkon me propozimet e hartuara nga Komiteti i Rindërtimit. Ndërkohë, PD në një përgjigje zyrtare për ftesën e Ramës për dialog, shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për pasurimin e albumit fotografik të kryeministrit me Bashën në një tryezë, por ata duan ndihmë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...