Politike

Tërmeti/ Basha thirrje Ramës: Lëvro parat tek qytetarët, të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve

9 Dhjetor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Tërmeti/ Basha thirrje Ramës: Lëvro parat tek qytetarët,

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit pasi ka bërë një inspektim në Manzë të Durrësit. Nëpërmjet një njoftimi në Facebook, ai ka deklaruar se duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qera. Basha ka shtuar më tej se qeveria duhet menjëherë të përcaktojë fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë që sa më shumë zgjatet aq më shumë thellohet.

Reagimi i plotë:

Me dhjetra familje, fëmijë të mitur, të sëmurë e të moshuar jetojnë në kushte mizerabël në një kamp çadrash të mbytura në baltë në Manzë. Banesat e tyre u dëmtuan rëndë nga tërmeti duke i lënë në qiell të hapur. Shumë prej tyre u zhvendosën në çadra që nuk pengojnë dot shiun dhe të ftohtin.

Përveçse në kushte të rënda, ata ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Sipas tyre disa familje janë strehuar në kontenierë, ndërsa të tjerë me fëmijë disa muajsh dhe të sëmurë janë lënë në çadra, ku shiu dhe balta ka përmbytur dhe ato pak gjëra që kanë.

Përveç braktisjes, këta banorë po përballen çdo ditë edhe me trajtim të diferencuar. Është kriminale të bësh dallime të tilla mes njerëzve të goditur njësoj e pa dallim nga tragjedia. Duhet urgjentisht që banorët që janë në kampin e llucës të strehohen në konteinerë ose në shtëpi me qera.

Zgjidhja është vlerësimi i shpejtë dhe real i dëmit të shkaktuar dhe lëvrimi i parave tek qytetarët për rikonstruksion apo rindërtimin e shtëpive. Është kriminale që qytetarët të kalojnë ditët dhe netët në shi, baltë, të ftohtë, pa ushqime, pa ngrohje, ndërsa 10 oligarkë të marrin 150 milion dollarë nga paratë e tyre. Dështimi për të vepruar nga ana e shtetit po shton dhimbjet dhe vuajtet. Duhet menjëherë të përcaktohen fondet dhe të nisë financimi i nevojave të mijëra familjeve të mbërthyera në këtë emergjencë që sa më shumë zgjatet aq më shumë thellohet.

Basha me banorët e prekur nga tërmeti

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama për tërmetin e 26 nëntorit, iu drejtua sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke i propozuar të takohen. Rama u shpreh se plani për rimëkëmbjen e biznesit të propozuar nga Basha, në një pjesë të sugjerimeve përkon me propozimet e hartuara nga Komiteti i Rindërtimit. Ndërkohë, PD në një përgjigje zyrtare për ftesën e Ramës për dialog, shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për pasurimin e albumit fotografik të kryeministrit me Bashën në një tryezë, por ata duan ndihmë.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019 lulzim basha tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 8 Dhjetor 2019, 17:37

TIRANË– Ministrja e arsimit Besa Shahini dha urdhër që të gjithë nxënësit t’u riktheheshin shkollave normalisht më datë nëntë dhjetor (ditën e nesërme), pa...