Politike

Dialogu për tërmetin/ Rama fton Bashën: Refuzimi i tryezës, gabim i madh. PD: S’ka nevojë për llogje, zgjedhjet e propoz

8 Dhjetor 2019, 15:12 Nga DOSJA
Dialogu për tërmetin/ Rama fton Bashën: Refuzimi i tryezës,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është drejtuar sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha sociale, duke i propozuar të takohen.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se plani për rimëkëmbjen e biznesit të propozuar nga Basha, në një pjesë të sugjerimeve përkon me propozimet e hartuara nga Komiteti i Rindërtimit.

Në një postim në Twitter, Rama thotë se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh.

“@lulzimbashaal një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave. Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh”, shkruan Rama.

Ndërkohë, PD në një përgjigje zyrtare për ftesën e Ramës për dialog, shprehet se shqiptarët nuk kanë nevojë për pasurimin e albumit fotografik të kryeministrit me Bashën në një tryezë, por ata duan ndihmë.

Sipas PD-së, Rama i ka mbi tryezë zgjidhjet e propozuara nga Lulzim Basha.

Përgjigja zyrtare e PD për ftesën e Ramës:

Në ditën e 13-të pas tërmetit, ajo që ju duhet shqiptarëve nuk është pasurimi i albumit fotografik propagandistik i Edi Ramës me Lulzim Bashën në një tryezë.

Ajo që kanë nevojë shqiptarët është një qeveri e përgjegjshme, një kryeministër që nuk e mbush ditën me shfaqje te shëmtuara me fatkeqët. Shqiptarëve nuk i duhet një kryeministër që shfrytëzon fatkeqësinë për të nxjerrë nga sirtari projektet me PPP korruptive për të pasuruar klientët e tij mbi gërmadhat e vdekjes.

Shqiptarët duan ndihmë për njerëzit në nevojë. Shqiptarët meritojnë transparencë dhe përgjegjësi para ligjit për fajtorët.

Po të triumfojë ligji mbi partinë, të parët që shkojnë në burg janë ata që lejuan banorët të futen në pallatet e Thumanës të çertifikuara të pabanueshme pas tërmetit të 21 shtatorit, nga Artur Bushi te qeveritarët e Tiranës.

Po të triumfojë ligji mbi partinë, Gjush Dako në vend që të ri-emërohet dhe të ngarkohet për zhdukjen e letrave live në ERTV, e të shoqërojë Ramën në Turqi, duhet të ishte në burg për masakrën urbane në Durrës, që është bërë me firmën e tij dhe me betonin e tij.

 Edi Rama nuk mund ta mbulojë dështimin e tij me thirrje hipokrite. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme që çuan në viktima dhe vuajtje pa fund.

 Pse emergjencat civile nuk kishin mjetet e duhura për të përballuar fatkeqësinë natyrore?

Pse i bëri lekët për paisje emergjencash, gaz helmues për popullin, dhe milionat për qen kërkimi, ushqim për babëzinë e qenveritarëve të korruptuar.

Pse nuk i heq 10 oligarkëve të tij 150 milionë dollarë të taksave të shqiptarëve që t’ua kalojë ato njerëzve në nevojë.

 Shqiptarët tani ka nevojë për vepra dhe jo për llogje. Në vend të lotëve të krokodilit, shqiptarët kërkojnë siguri nga një qeveri që di dhe ka vullnet t’i zgjidhë problemet e tyre.

 Deri tani në lartësinë e kërkesave të shqiptarëve është vetëm Lulzim Basha. Në këto 10 ditë, ai ka ofruar 2 plane për kapërcimin e shpejtë të fatkeqësisë: Planin e Emergjencës për banesat e dëmtuara dhe Planin për Rimëkëmbjen e Biznesit të prekur nga tërmeti.

 Zgjidhjet e propozuara Edi Rama i ka mbi tryezë. Por si përherë atij nuk i intereson zgjidhja por shfaqja, nuk i interesojnë njerëzit por pushteti dhe paraja.

Ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha prezantoi planin me 5 pika për rimëkëmbjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik. Për rimëkëmbjen e bizneseve, Basha tha se duhet bërë një përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura.

“Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura”, u shpreh Basha.

Theksojmë se më herët kryeministri Rama i është drejtuar liderit opozitar Lulzim Basha për të bashkërenduar në ditët e fatkeqësisë dhe situatës së vështirë që po kalon vendi. Por ky i fundit nuk ka pranuar  ftesën e Ramës për të diskutuar se si mund të dilet nga kjo situatë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet ende dhe numri i paslëkundjeve ka shkuar në mbi 1000. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde. Nga ana tjetër Prokuroria ka nisur hetimet për të vërtetuar nëse ka pasur abuzime me ndërtimet.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha rama fton bashen per dialog edi rama lulzim basha rama fton bashen per dialog

Sondazh

Poll