Politike

Meta zgjedh me short anëtarët e KED-së/ Ardian Dvorani kalon automatikisht, Vitore Tusha dhe Fjona Papajorgji zgjidhen nga Ku

5 Dhjetor 2019, 09:02 Nga DOSJA
Meta zgjedh me short anëtarët e KED-së/ Ardian Dvorani kalon

Tiranë- Mesditën e sotme në Presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e 9 anëtarëve të Këshillit të ri të Emërimeve në Drejtësi (KED). Në këtë short për KED, ashtu siç e parashikon edhe ligji  janë zgjedhur 2 gjyqtarë nga Gjykata Kushtetuese, një gjyqtar nga Gjykata e Lartë, një prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë e dy prokurorë nga Gjykatat e Apelit, si dhe një gjyqtar nga Gjykatat Administrative.

Nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe  Fjona Papajorgji dhe si anëtare zëvendësuese në KED, Marsida Xhaferllari. Ndërsa nga Gjykata e Lartë është zgjedhur automatikisht Ardian Dvorani. Arta Marku si anëtare e KED-së nga Prokuroria e Përgjithshme.  Të pranishëm në hedhjen e shortit ishin kreu i KLP-së Gent Ibrahimi dhe ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe e ngarkuara me punë e SHBA-së Leyla Moses- Ones.

EMRAT
Nga Gjykata Kushtetuese 
Fjona Papajorgji, anëtare e parë
Vitore Tusha, anëtare e dytë
Marsida Xhafellari, anëtare zëvendësuese

 

Nga Gjykata e Lartë
Ardian Dvorani, i vetmi kandidat

Nga Prokuroria e Pergjithshme
Arta Marku, anëtare e KED-së
Bilbil Mete, anëtar zëvendësues 

 

Nga Gjykata e Apelit

Miranda Andoni, anëtare

Sahida Dollani anëtare

Nazmi Troka zëvendësues

Nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit
Ludovik Dodaj, anëtari i parë
Fatjona Memçaj, anëtare e dytë
Nezir Gjoka, anëtari zëvendësues

Nga gjyqtarët e Gjykatave Administrative
Arjan Qafa, anëtar
Marjana Velçani, anëtare zëvendësuese

Përplasja Meta-Dvorani

Padia e Presidentit Ilir Meta ndaj Ardian Dvoranit është bërë në lidhje me ngërçin në Gjykatën Kushtetuese. Sipas Ilir Metës, kreu i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Ardian Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Meta kërkon nga Prokuroria sekuestrimin e audiove të mbledhjeve, ndërsa kreu i KED shprehet se ai nuk ka shkelur asnjë ligj. Një padi për Dvoranin ka paralajmëruar dhe Avokati i Popullit në lidhje me emërimet në e gjyqtarëve në Kushtetuese.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike meta hedh shortin për anëtarët e ked padia e metes per ardian dvoranin meta hedh shortin për anëtarët e ked padia e metes per ardian dvoranin

Sondazh

Poll