Politike

Tërmeti/ Rama: Ndërtuesit me “probleme financiare” do falimentojnë edhe si individë nëse i shmangen detyrimeve për rip

5 Dhjetor 2019, 06:27 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama: Ndërtuesit me “probleme financiare” do

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjithë ndëtuesit do të vihen para përgjegjësisë nëse nuk marrin përsipër dëmet nga tërmeti.

“Në Samitin e NATO-s kam bërë të gjitha bisedat e nevojshme. Pas bisedave që bëmë, folëm me Oltën dhe Endrin, ata që duan një çadër është vetëm çështje kohe. Edhe faza nga rrënoja në banesën e re është e garantuar, siç folëm pastrimi në Durrës ka filluar, faleminderit Belës dhe Bledit për bashkëpunimin. KE dha 15 mln euro. Nuk do të jetë vetëm kjo ndihma e BE-së, kjo ishte e para pa burokraci. BE-ja, KE, po punon me ne edhe për dy mekanizma të tjerë për t’iu përgjigjur kërkesës për të rialokuar të gjitha fondet IPA për këtë drejtim, rindërtimin, që kanë qenë të planifikuara po destinuara dhe tjera mekanizimi i solidaritetit për emergjencat natyrore. Priten gjithë të dhënat se pa ato s’ka s’i bëhet dhe ato po mblidhen edhe nga vetë BE.  Hartimi i listës së ndërtuesve që duhet të bëjnë riparimet është gati, tani duhet të ndajmë pjesën kush do bëjë dhe kush nuk do të bëjë, duhet të shikojmë edhe kushtet e tyre financiare, pasi kanë thënë se kanë falimentuar. Do falimentojnë edhe si individë nëse i shmagen këtij detyrimi.”, u shpreh Rama. 

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri deklaron se 12366 qytetarë janë në strukturë emergjence. Ai theksoi se ndërtuesit abuzivë do të vihen para përgjegjësisë dhe dosjet për ta po kopsiten. Rama premtoi ndërtimin e lagjeve të reja në zonat e prekura dhe tha se kantierët e parë do të hapen në pranverë. Ai shtoi se me projektin e rindërtimit nuk do të preken programet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine edi rama mbledh qeverine

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2019, 16:04

LEZHË– Pasi u përplas dje me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati 12katësh në këtë qytet, sot ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj është...