Politike

Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje, ambasada ruse ironizon rezolutën e PS: Është plagjiaturë, sulmi juaj i pabazuar

5 Dhjetor 2019, 08:52 Nga DOSJA
Ndërhyrjet e huaja në zgjedhje, ambasada ruse ironizon rezolutën

TIRANË- Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka reaguar sërish në lidhje me projekt rezolutën për ndërhyrjet e të huajve në zgjedhe. Në një reagim në Facebook, kjo ambasadë shkruan se është njohur me këtë projekt-rezolutë, e cila do të votohet sot në Kuvend dhe shton se është përmendur sërish emri i Rusisë.

Më tej në reagim thuhet se rezoluta është copy-paste dhe ironizon duke thënë se “do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian”. Në fund shtohet se kjo projekt-rezolutë nuk do kalojë pa u vënë re nga Rusia, dhe cilësojnë luftën ndaj shtetit të tyre si të pa motivuar dhe të pabazuar në prova.

NJOFTIMI PLOTË

U njohëm me projekt-rezolutën e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë «Për ndërhyrjet e huaja në proceset elektorale dhe dezinformimin në proceset demokratike kombëtare». Rusia përmendet sërish. Për më tepër, për fat të keq, është kthyer tashmë në traditë që Rusia përmendet pa patur edhe provën më të vogël. Me sa duket, tendenca për plagjiaturë u përhap “si një virus”  tek autorët e saj, të cilët ndoqën rrugën e copy-paste. Kuptohet, ata do të duhet t’u paguajnë honorarë krijuesve të rezolutës së cituar kaq shpesh të Parlamentit Evropian.

Është e qartë se Shqiperia po përballet me «tentativa nga aktorë të huaj (…) për të ndikuar në vendim-marrjen në Shqipëri apo për të ushtruar presion mbi vlerat demokratike, të shtetit të së drejtës, respektimit të të drejtave të njeriut…” (pika а) preambul i dokumentit). Po ç’hyn këtu Rusia? Autorët e projektit nuk mund të mos e kuptojnë që “rezoluta” të tilla nuk do të kalojnë pa u vënë re në Rusi. Sulmet e pajustifikuara dhe të pabazuara ndaj një prej anëtarëve aktivë dhe me të drejta të plota të OSBE-së, kryesinë e së cilës pritet të marrë Shqipëria në vitin 2020, aq më tepër, shkojnë në kundërshtim me qëllimet dhe objektivat e kësaj organizate, të cilët konsistojnë në të punuarit së bashku në emër të sigurisë dhe bashkëpunimit në kontinentin Evropian.

Po çfarë është rezoluta?

Taulant Balla pak javë më parë në Kuvend depozitoi rezolutën për ndikimin e të huajve në zgjedhje. Rezoluta ishte e përqëndruar më shumë tek Rusia, duke thënë se kanë financuar dhe parti politike, duke iu referuar çështjes së hapur kundër PD-së. Kjo rezolutë kërkon që të rregullojë financimet e partive politike dhe marrjen e parave nga të huajt gjatë zgjedhjeve. Në këtë draft theksohet se ndërhyrjet e huaja në fushata polarizojnë opinionin dhe nxisin aktet e dhunës dhe të urrejtjes.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada ruse ne tirane rezoluta e ps per nderhyrjet e huaja rezoluta per ndikimin e huaj ne zgjedhje ambasada ruse ne tirane rezoluta e ps per nderhyrjet e huaja rezoluta per ndikimin e huaj ne zgjedhje

Sondazh

Poll