Politike

“Ke ardhur shumë vonë”, banorët e Fushë-Mamurrasit debat me Lleshajn, si u përgjigjet ministri (VD)

5 Dhjetor 2019, 08:09 Nga DOSJA
“Ke ardhur shumë vonë”, banorët e

Mamurras- Ministri Sandër Lleshaj është takuar një ditë më parë me disa banorët të  Fushë-Mamurrasit, ku nuk kanë munguar debatet  mes tyre. Ata i kanë kërkuar llogari ministrit  pse asnjë grup inspektimi nuk ka shkuar pranë banesave të tyre dhe se kanë frikë të hyjnë brenda.

Debati:

Qytetari: Nuk i vë asnjë lloj faji kryetares së bashkisë, askujt, kjo është vonë shumë shumë vonë. Ajo nuk ka faj, se po nuk i thatë ju, ajo nuk mund të vijë, apo jo.

Lleshaj: Kush je ti?

Qytetari: Unë jam një banor i fshatit, Ilir Ruka. Ne duhet ta dimë, a jetohet, a nuk jetohet?

Më pas Lleshaj i drejtohet banorit: Ku e ke shtëpinë do vij ta shoh me ty.

Në këtë zonë ka ende banorë që nuk kanë as një cadër për tu strehuar. Këtë problem e theksoi edhe sot në mbledhjen e qeverisë kryeministri Edi Rama,  ku u shpreh se banorët e prekur nga tërmeti në zonat rurale duhet të pajisen me çadra dimërore.

Video marrë nga ABCnews

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lleshja debat në fushë-mamuras tragjedia e 26 nentorit 2019 lleshja debat në fushë-mamuras tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll