Politike

Tërmeti/ Rama: Të dielën me Erdoganin do të jem në konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll (VD)

5 Dhjetor 2019, 07:44 Nga DOSJA
Tërmeti/ Rama: Të dielën me Erdoganin do të jem në

Tiranë- Në mbledhjen sotme të qeverisë, kryeministri Edi Rama teksa foli për projektin e rindërtimit u shpreh se të dielën do të jetë në konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman. Sipas tij i pranishëm atje do të jetë edhe Rexhep  Tayip Erdogan.

“Konferenca e madhe e donatorëve është një sukses sepse krijon premisën për një qasje shtet me shtet në raport me Shqipërinë. Një instrumet ekstra me një potencial të konsiderueshëm. Me Erdogan do të jemi të dielën me konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman. Po vijojmë edhe në drejtim të vendeve të tjera të rajonit lindor. Do të kemi një mbështetje të konsiderueshme në raport me nevojën. Skenari i përgatitur nga ministria e Financave që praktikisht do të jetë program i vecantë në buxhetin e shtetit është ndërtuar që gjërat të bëhen pavarësisht sa fonde do të vijnë nga jashtë, zëre se nuk do të vijë asnjë lek dhe në proces do të axhustohen numrat nga nevojat. Ne do të bëjmë rindërtimin por edhe punët e tjera. Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të buxhetit, sikur na është propozuar apo propaganduar si zgjidhje magjike” tha ai.

Teksa foli për ndërtimin e banesave, ai theskoi se shtëpitë e para pas tërmetit do të ndërtohen në Laç nga Erdogani. Raam shtoi se aty duhet të fillojë puna menjëherë.

“Jemi komunikim me agjencinë shtetërore të strehimit të Turqisë që ai premtimi i Erdogan për 500 shtëpi të fillojë të realizohet dhe aty kemi bllokun më kompakt dhe hapësirën më të mundshme për të vepruar tani. Në Tiranë dhe Durrës duhet të planifikojmë ndërkohë që në Laç infrastruktura është aty, ujë, kanalizime etj. Ndërsa aty ku do të ndërtojmë në Tiranë dhe Durrës është ferra.”, u shpreh ai. 

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri deklaron se 12366 qytetarë janë në strukturë emergjence. Ai theksoi se ndërtuesit abuzivë do të vihen para përgjegjësisë dhe dosjet për ta po kopsiten. Rama premtoi ndërtimin e lagjeve të reja në zonat e prekura dhe tha se kantierët e parë do të hapen në pranverë. Ai shtoi se me projektin e rindërtimit nuk do të preken programet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll