Politike

Kuvendi/ Zgjidhet Kryeprokurori i ri Olsian Çela, miratohet buxheti 2020: 20 miliardë lekë për banesat e dëmtuara nga tërm

5 Dhjetor 2019, 07:46 Nga DOSJA
Kuvendi/ Zgjidhet Kryeprokurori i ri Olsian Çela, miratohet buxheti 2020:

TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi sot seancën plenare pas një jave mungesë për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme të krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit që la pas 51 viktima. Seanca nisi në orën 10:00 teksa deputetët kanë mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit.

Bazuar në rendin e ditës u bë dhe zgjedhja e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Olsian Çela u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë me votat pro të 101 deputetëve dhe pas votimit u betua mbi Kushtetutë në sallën e Kuvendit.

Çela ishte kandidati i parë i radhitur në listë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, e dyta Arta Marku, kryeprokurorja e përkohshme ndërsa e treta ishte Fatjona Memçaj. Marku mori 11 vota pro, 22 kundër 78 abstenim, ndërsa dy deputetë nuk morën pjesë në votim.

Gjithashtu më tej deputetët kanë debatuar në lidhje me tërmetin dhe disa prej tyre kanë qarë. 

Në seancën plenare u diskutua edhe për faturën e dëmeve nga tërmeti dhe votua për dhurimin e 17 apartamenteve në pronësi të bashkisë së Tiranës për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

Gjithashtu buxheti 2020 u miratua parimisht në parlament me një shumicë të thjeshtë, dhe do të pësojë ndryshime thelbësore në komisionin e Ekonomisë kur të shqyrtohet nen për nen. Pjesë e tij është edhe një fond prej 20 miliardë lekësh që është programuar të shkojë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.

(A.B/f.m/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike olsian cela seanca plenare 5 dhjetor 2019 tragjedia e 26 nëntorit zgjidhet kryeprokurori i ri olsian cela seanca plenare 5 dhjetor 2019 tragjedia e 26 nëntorit zgjidhet kryeprokurori i ri

Sondazh

Poll