Politike

Rama e pranon publikisht se Kristi Reçi ishte e fejuara e Gregut: Kjo humbje shtoi detyrimin tim të brendshëm për të bërë

5 Dhjetor 2019, 07:09 Nga DOSJA
Rama e pranon publikisht se Kristi Reçi ishte e fejuara e Gregut: Kjo

Itali- Në emisionon “Porta Porta” të Bruno Vespës në “Rai Uno”, kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht se 25-vjeçarja Kristi Reçi, e cila humbi jetën gjatë tërmetit të 26 nëntorit, ishte e fejuara e djalit të tij, Gregut.

I pyetur nga gazetari italian, Bruno Vespa, Rama tha se është e vërtetë që është larguar nga kjo jetë e dashura e djalit të tij, por nuk preferoi të flasë për këtë ngjarje të trishtë. Ai theksoi se kjo humbje e madhe shtoi detyrimin e brendshëm të tij për të bërë gjithçka.

Biseda në studio: 

Bruno Vespa: Zoti kryeministër, nga tragjedia e tërmetit humbi jetën edhe Kristi Reçi, e fejuara e djalit tuaj?

Edi Rama: Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u  gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo humbje, thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën.

Kristi Reçi humbi jetën në tragjedinë e 26 nëntorit bashkë me babain e tij Eduard Reçin, 54 vjeç, nënën Dolora Reçin, 49 vjeç,  Klaus Reçin, 21 vjeç. Ata u përcollën për në banesën e tyre pak ditë më parë. Kristi Reçi ishte studente në Fakultetin e Mjekësisë. Pikëllimin dhe trishtimin, djali i Ramës e ka shprehur edhe në rrjetet sociale. Vetëm një ditë më parë në Instagram ai ka treguar gjendjen e tij shpirtërore pas humbjes së madhe: “Zemra e një burri është shumë e ngjashme me detin. Ka stuhitë e veta, ka tërheqjet e veta. Dhe në thellësitë e veta gjenden dhe perlat.”

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike kristi reci tragjedia e 26 nentorit 2019 varroset familja reci kristi reci tragjedia e 26 nentorit 2019 varroset familja reci

Sondazh

Poll