Politike

Rama- ndërtuesve abuzues: Dosjet po kopsiten, KÇK-së nuk do i japim mundësi të shqyejë ndonjë copë tjetër (VD)

5 Dhjetor 2019, 06:37 Nga DOSJA
Rama- ndërtuesve abuzues: Dosjet po kopsiten, KÇK-së nuk do i

Tiranë- Në mbledhjen e qeverisë për gjendjen posttërmetit, kryeministri Edi Rama deklaroi se për ndërtuesit abuzues, dosjet janë të kopsitura  dhe theksoi se nuk do i lejojnë KÇK ta shfrytëzojë situatën.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën dhe do të ketë vënie para përgjegjësisë.  Të gjitha ata që bihen pre e hehaqenëve në klubet mediatike, iu themi se vënia para përgjegjësisë e ndërtuesve do kohë, çështja do të shkojë në gjykatë. Kjo kërkon dokumentim dhe KCK është aty e gatshme të shfrytëzojë këtë situatë për të qenë në lartësinë e motos. Shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. KÇK-së nuk do i japim mundësi të shqyejë ndonjë copë tjetër. Do të bëjmë çmos që të gjitha referimet të jenë të kopsitura, por kjo kërkon pak kohë dhe durim ju që me të drejtë kërkoni gjak.  Në Tiranë janë 3046 ndërtesa të të inspektuara. Në Lezhë janë 55 pallate me dëme të rënda. Për fat të mirë dëmet në blegori janë minimale.”, u shpreh Rama.

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri deklaron se 12366 qytetarë janë në strukturë emergjence. Ai theksoi se ndërtuesit abuzivë do të vihen para përgjegjësisë dhe dosjet për ta po kopsiten. Rama premtoi ndërtimin e lagjeve të reja në zonat e prekura dhe tha se kantierët e parë do të hapen në pranverë. Ai shtoi se me projektin e rindërtimit nuk do të preken programet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2019, 16:04

LEZHË– Pasi u përplas dje me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati 12katësh në këtë qytet, sot ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj është...