Politike

“Buxheti 2020″/ Rama i përgjigjet Bashës: Jo zgjedhje magjike, s’do prekim asnjë nga programet e shërbimeve (VD)

5 Dhjetor 2019, 06:44 Nga DOSJA
“Buxheti 2020″/ Rama i përgjigjet Bashës: Jo zgjedhje

Tiranë- Në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të preket palca kurrizore e skeletit, pra e buzhetit të shtetit. Ai theksoi se të gjitha ndërtimet do të bëhen me  fond tjetër me kapacitet të madh.

Ai i dha edhe një përgjigje Lulzim Bashës në mënyrë indirekt pasi duhet iu referuar propozimit të liderit demokrat për të anuluar 150 milionë dollarë koncesione, theksoi se nuk do të preken programet e shërbimeve.

“Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurizore të skelitit. Do të realizojmë një fond me kapacitet të madh, fond shtesë, sikur na është propozuar apo propaganduar si zgjidhje magjike. Nuk do të cenojmë parametrat kryesorë të buxhetit sepse duam që rindërtimi të jetë një plus në ekonomi, jo një shkak që ekonomia të impaktohet negativisht.  Nuk do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve. Nuk do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve. Kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e shpenzimeve për logjistikë, makina, zyra, pajisje etj pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë sepse aty do ishte një tjetër budallallëk’. Nuk do të funksinojë kjo histori, të marrim ca gjëra dhe t’u japim disa të tjetëve. Nuk mund t’i themi aty me dializë që ju do të vdisni se ne do të bëjmë projektim me rindërtim. Apo t’u themi nënave shtatzënë që merrni gërshërë me vete se kemi rindërtim. Nuk do të ndalojmë rrugën e Arbërit se kemi rindërtim.“, u shpreh Rama.

Kryeministri u shpreh më tej: “Në Durrës do të bëjmë një lagje komplet të re, kjo është shumë e qartë. Hapësirat ku ka pasur shembje do të kemi parqe, infrastrukturë sociale dhe arsimore, apo edhe në Tiranë jemi të qartë se duhet një ndërhyrje e fortë në Kombinat prishja e atyre godinave me probleme dhe ndërtimi i një blloku të ri banesash për të akomoduar ata njerëz. Një pikë tjetër te “5 Maji” pranë lumit ku ne mund të bëjmë spostime, pa ju spostuar komplet jetën, aty do të bëjmë një lagje tjetër dhe tjera te ish-Uzina e Autotraktorëve (Shkozë). Këto tre pika ne plotësojnë nevojën. Me objektivin afat gjatë 10 mijë apartamente dhe afatshkurtër 5 mijë. Do të jenë lagje të reja sikur nuk ka sot në Shqipëri, kopshte, shkolla, çerdhe, kënde sportive me të gjitha. Lagje model, jo geto. Në Lac duhet të fillojmë shembjet, që të kemi po ashtu një lagje të re në gjithë atë zonë. Nga buxheti do të kalojnë 04 % për programin. Në parlament do të dikutojmë sot për buzhetin dhe aty do të kemi disa gjëra specifike. Detyra për sot janë të vazhdojmë me akomodimin në çadra dimërore, të banorëve në zonat rurale, me furnizime me ushqime, Të vijojmë me inspektimet. Të shembim pa pushim, në Komibant në Laç, në Durrës, në zonën e Lezhë nëse ka pallat për t;u shembur ta shembim. Të punojmë intesitet për të pasur planet e rindërtimit gati. Do të hapen në pranerë në kanitertet, në Durrës, 3 në Tiranë dhe ai Laçit duhet të hapet menjëherë”. 

Rama mbledh qeverinë. Kryeministri deklaron se 12366 qytetarë janë në strukturë emergjence. Ai theksoi se ndërtuesit abuzivë do të vihen para përgjegjësisë dhe dosjet për ta po kopsiten. Rama premtoi ndërtimin e lagjeve të reja në zonat e prekura dhe tha se kantierët e parë do të hapen në pranverë. Ai shtoi se me projektin e rindërtimit nuk do të preken programet e shërbimeve ndaj qytetarëve.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll