Politike

Rama flet për ndihmën nga vendet e huaja, Bruno Vespa ia pret “hovin”: Edhe për tërmetin në Itali u bënë shumë premt

5 Dhjetor 2019, 08:46 Nga DOSJA
Rama flet për ndihmën nga vendet e huaja, Bruno Vespa ia pret

Itali– Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin “Porta Porta” në “Rai 1”, ku ndër të tjera foli edhe për premtimet që ka marrë nga vendet e huaja për fonde për tërmetin e 26 nëntorit. Edi Rama tha në “Rai1”, se shpreson që Evropa nuk do ta lërë vetëm Shqipërinë pas tërmetit tragjik që solli dëmtime të shumta të ndërtesave.

“ Unë vij nga samiti i NATO-s, ku i bëra thirrje të gjitha vendeve që të japin një kontribut të gjitha vendeve që të organizojmë edhe një konferencë të donatorëve. Shpresoj që Evropa nuk do të na lërë vetëm. Me fondet tona është e pamundur ta bëjmë të gjithë këtë. Shpresoj që politikanët të kenë të një njëjtën dëshirë si të zjarrfikësve tuaj. Nga ana e qeverisë italiane, tek kryeministri juaj gjeta një person të cilin si politikan mund ta kish gjykuar por si njeri është me zemër të madhe. Shpresoj që bota nuk do të na lërë vetëm.”, u shpreh kryeministri Edi Rama dje në emision.

 

 

Por nuk mungoi edhe një reagim i gazetarit Bruno Vespa, i cili theksoi se edhe për tërmetin në L’Akuila  të Italisë pati shumë premtime, por vende të rëndësishme nuk dhanë kontribut.

“Unë shpresoj që solidariteti ndërkombëtar për ju do të jetë më mirë për ju. Sepse për  L’Akuila pas vende, shumë pak bën shumë, të tjera vende dhe shumë vende të rëndësishme bën pak, shumë pak. Premtimet janë të shumta.“, u shpreh ai.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne porat a porta tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama edi rama ne porat a porta tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll