Politike

Rama mbledh qeverinë: 12366 qytetarë në strukturë emergjence, dosjet po kopsiten për ndëruesit abuzivë, KÇK s’do ketë

5 Dhjetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
Rama mbledh qeverinë: 12366 qytetarë në strukturë

Tiranë-Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka mbledhur sërish qeverinë, ku ka  deklaruar se 12366 qytetarë janë  në strukturë emergjence pas tërmetit të 26 nëntorit. Ai theksoi se 22  persona  marrin shërbim në spitalet e vendit, nga të cilat 16 në Tiranë, 3 në Durrës dhe 3 jashtë vendit.

Kryeministri bëri edhe edhe një rezyme të objekteve të dëmtuara nga tërmeti. Sipas tij  31 objekte arsimore dhe 21 janë shëndetësore me dëmem në Durrës janë 59 ndërtesa për t’u shembur dhe 55 pallate janë të dëmtuara në Lezhë.

Rama u fokusua edhe tek ndërtuesit. Ai u shpreh se të gjithë ndërtuesit do të vihen para përgjegjësisë nëse nuk marrin përsipër dëmet nga tërmeti. Për ata që kanë deklaruar se janë me probleme financiare, ai u shpreh se nëse nuk marrin përsipër riparimet, do të falimentojnë edhe si individë, pasi do të përballen me përgjegjësitë. Ndërsa për ndërtuesit abuzues, kreu i qeverisë deklaroi se hetimet vijojnë dhe se dosjet po kopsiten.KÇK-së nuk do i japim mundësi të shqyejë ndonjë copë tjetër”, tha ai.

Kryeministri foli edhe për buxhetin, dhe u shpreh se rindërtimet do të bëhen dhe njëkohësisht s’do prekim asnjë nga programet e shërbimeve për qytetarët. Ai shtoi më tej se 0.4% nga buxheti do të kalojë për program me një deficit primar pozitiv duke garantuar likuiditetin e nevojshëm për 2020.

Rama dha premtimin se në pranverë do të hapen kantierët e parë për projektin e rindërtimit, ku sipas tij do të ndërtohen lagje të reja me standarde të larta, në Tiranë, Durrës, Thumanë dhe Lezhë. Ai shtoi se të dielën do të jetë në konferencën e madhe të investitorëve në Stamboll, të besimit mysliman për çështjen e fondeve.

Bilanci i të lënduarve në spital dhe të strehuarve
Në spital 22 persona-16 në Tiranë-3 në Durrës dhe 3 jashtë vendit
Në total 12366 persona në strukturë emergjence
6523 persona në çadra
Mbi 4 mijë të strehuar në hotele
254 janë në palestra
395 persona në qendra shëndetësore
783 persona në Kosovë
436 persona në strehë të ndryshme

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për idenftifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019 edi rama mbledh qeverine tragjedia e 26 nentorit 2019

Sondazh

Poll

Politike 4 Dhjetor 2019, 16:04

LEZHË– Pasi u përplas dje me shefin e Urbanistikës në Lezhë për gjendjen e një pallati 12katësh në këtë qytet, sot ministri iBrendshëm Sandër Lleshaj është...