Sport

ZYRTARE/ Francezi Jean-Michel Cavalli, trajneri i ri i FC Prishtinës…

Në moshën 66-vjeçare, pesë muaj pas një përvoje të dështuar në stolin e Club Africain (Tunizi), trajneri francez Jean-Michel Cavalli ka nënshkruar me FC Prishtina, e 5-ta në kampionatin e fundit të Kosovës.

9 Qershor 2024, 17:59 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Francezi Jean-Michel Cavalli, trajneri i ri i FC

KOSOVE - Pas disa eksperiencave në Afrikë, Jean-Michel Cavalli kthehet në Evropë. Katër muaj pasi kishte mbetur vetëm pak javë në stolin e Club Africain, në D1 tuniziane, trajneri 66-vjeçar francez ka nënshkrua me klubin kosovar FC Prishtina, i cili sapo ka përfunduar në vendin e 5-të në kampionatin e saj.

Tekniku francez pa që misioni i tij në krye të kombëtares së Nigerit të përfundonte shtatorin e kaluar, në fund të kontratës së tij trevjeçare. Eksperienca e tij e fundit në Francë daton në sezonin 2012-2013, në qytetin e tij të lindjes, Ajaccio, me Gazélec, në Ligue 2.

Trajneri francez Jean-Michel Cavalli zëvendëson nigerianin Egbo në stolin e bardhekaltërve, teksa pa firmës mbi kontratë theksoi se ai ka njohuri për futbollin kosovar.

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta. Dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër.

Futbolli në Kosovë është në rritje dhe tani jam këtu në Kosovë. Tel emri më i madh futbollit, FC Prishtina, që ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare.

Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz. Nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë. Së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë,”- është shprehur ai.

Ja dhe njoftimi zyrtar i klubit kosovar të Prishtinës:

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll