Sport

Daliç i kujdeshëm: "Jemi në rrugën e duhur, por do të ketë vështirësi me Spanjën"

“Duhet të jemi të vetëdijshëm për vështirësi që do të hasim ndaj Spanjës”.

9 Qershor 2024, 14:45 Nga DOSJA
Daliç i kujdeshëm: "Jemi në rrugën e duhur, por do

KROACI - Mbrëmë Kroacia fitoi 2-1 ndaj Portugalisë, në një miqësore para fillimit të Kampionatit Evropian. Një paraqitje e mirë nga djemtë e Zlatko Dalic, i cili foli kështu në fund të ndeshjes.

Ja deklaratat e tij të marra nga otvoreno.hr: "Fitorja në Portugali i jep shumë besim grupit tonë. Ata janë një ekip i madh, prandaj kjo fitore do të thotë shumë. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të jemi të vetëdijshëm për vështirësi që do të hasim ndaj Spanjës”.

Për djemtë e Zlatko Dalic shënuan Luka Modric dhe Ante Budimir, ndërsa skuadra e Roberto Martinez me Diogo Jota. Rafa Leao i Milanit hyri në fushë në minutën e 46-të, por nuk pati asnjë ndikim në ndeshje. Ndërkohë që Cristiano Ronaldo e ndoqi ndeshjen nga pankina.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll