Spalletti: "Barella në dispozicion kundër Shqipërisë, Fagioli dhe Scamacca fillojnë si titullarë kundër Bosnjës"
ITALI - "Ne kemi qenë optimistë që në momentin e parë, ka qenë gjithmonë nën kontroll. Kur ka lodhje, gjithmonë pri...
Mbrojtësi francezi pranon se ka arritur në elite, falë disiplinës që ka

SPANJE - Jules Koundé ishte një nga lojtarët kryesorë të Barcelonës në sezonin 23-24. Ai ka qenë një nga futbollistët që ka luajtur më shumë ndeshje, duke marrë pjesë në 48 nga 53 gjithsej, si dhe është thirrur të jetë një lojtar i rëndësishëm me Francën.
Ndërkombëtari francez është shumë i kënaqur me paraqitjen dhe të tashmen e tij dhe pranon se gjithçka që ka arritur në karrierën e tij ka qenë e bazuar në sakrificë dhe disiplinë.
Koundé, i cili luajti si mbrojtës i djathtë në 27 nga 48 ndeshjet, tregoi në një intervistë në ‘Le Parisien’, se si shkuan sezonet e tij te Barça dhe shpjegoi pse ai ka pasur vazhdimësi: "Unë jam një nga liderët e Barcelonës, gjithashtu në dhomat e zhveshjes dhe mbi të gjitha jam një lojtar i besueshëm.
Dallimi i tij, siç shpjegoi ai, i detyrohej edhe faktit që dëmtimet e kursyen. "Këtë sezon, përveç rastit kur Gavi më lëndoi gjurin teksa më goditi aksidentalisht, nuk kam pasur ndonjë problem fizik për t'u ankuar. Dhe jam shumë krenar për këtë, sepse është rezultat i shumë punës,"- komentoi ai.
Qendërmbrojtësi 25-vjeçar, i konvertuar në një mbrojtës të krahut, pranoi se nëse ai ka arritur deri këtu në botën e futbollit është rezultat i punës së tij të vazhdueshme. "Unë kam talent, por është puna, vendosmëria dhe mbi të gjitha disiplina, që më kanë lejuar të ngjis shkallët.
Disiplina është, për mendimin tim, një nga virtytet më të rëndësishme. Puna jonë mund të jetë e mrekullueshme, por si në të gjitha fushat, ka ditë pushimi, momente që nuk më pëlqejnë...

Aftësia e tij për të punuar, përsëriti ai, është ajo që e ka bërë atë lojtarin që është sot: "Ishte Thierry Henry, mendoj, ai që tha se puna dhe disiplina janë një talent. Më pëlqen shumë kjo ide, sepse identifikohem plotësisht me të. Unë jam një lojtar i talentuar, por nuk jam plot talent, kështu që është mirë të shohësh që përpjekjet po japin rezultat, shpesh më ka munguar disiplina”.
E ardhmja
Koundé , i cili erdhi në Barcelonë në verën e vitit 2022 nga Sevilla, ka kontratë deri në qershor 2027. Ai është një lojtar i kërkuar me merkato, vlerësohet rreth 50 milionë, por, për momentin, nuk ka asnjë qëllim largimi nga Barça.
Menaxhmenti i sportit në klubin katalanas konsideron se ka një tepricë të qendërmbrojtësve në skuadër dhe dëshiron të përfitojë nga disa prej tyre këtë verë. Shkathtësia e mbrojtësit blu mund ta 'shpëtojë'.
B.T (Dosja.al)
ITALI - "Ne kemi qenë optimistë që në momentin e parë, ka qenë gjithmonë nën kontroll. Kur ka lodhje, gjithmonë pri...
Trajneri Okan Buruk TURQI - “Gundogan do të qëndrojë te Barcelona”. Kështu deklaroi Okan Buruk në ...
KROACI - Mbrëmë Kroacia fitoi 2-1 ndaj Portugalisë, në një miqësore para fillimit të Kampionatit Evr...
SPANJE - Një dopiedë e mrekullueshme kundër Irlandës së Veriut, dje në fitoren 5-1 të Spanjës. Mesfushori i Barcelo...
ANGLI - Pak ditë para fillimit të Euro'2024, Wayne Rooney tha në rubrikën e tij në gazetën angleze 'The Times' se në Kampiona...
GJERMANI - Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, doli në një konferencë pë...
SPANJE - Spanja vazhdon të fitojë dhe të shënojë gola, duke dërguar një sinjal përpara Kampionatit Evropian të...
ANGLI - Bruno Fernandes nuk është më i paprekshëm te Manchester United: siç raporton ‘Mirrorr’, klubi angl...
foto ilustruese GJERMANI- Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanis&e...
ÇEKI - Federata Çeke e Futbollit njoftoi këtë të diel tërheqjen dhe largimin nga kombëtarja për në “Euro ...