Sport

Gundogan te Galatasaray? Buruk: "Jo. Ai do të qëndrojë ende te Barcelona"

9 Qershor 2024, 14:53 Nga DOSJA
Gundogan te Galatasaray? Buruk: "Jo. Ai do të qëndrojë ende
Trajneri Okan Buruk

TURQI - “Gundogan do të qëndrojë te Barcelona”. Kështu deklaroi Okan Buruk në konferencën për shtyp, pasi zyrtarizoi rinovimin e tij si trajner i Galatasarayt deri në vitin 2026.

Ditët e fundit në fakt emri i mesfushorit gjerman ishte lidhur me klubin turk, por Buruk ishte shumë i qartë në këtë drejtim. Ja fjalët e tij të raportuara nga AS :

“Çdo trajner do të donte ta kishte në ekipin e tij, por e di që Ilkay do të vazhdojë karrierën e tij te Barcelona edhe për një vit. Ai është një lojtar i nivelit më të lartë, për nga personaliteti dhe karakteri, por është e sigurt që do të qëndrojë atje edhe për një vit”.

Gundogan te Galatasaray? Buruk: "Jo. Ai do të qëndrojë ende

Rinovimi i kontratës së Buruk
Dy tituj në dy sezone, një punë e jashtëzakonshme për të rikthyer Galatasarayn në konkurrencë në Turqi dhe Evropë. Okan Buruk e meritoi plotësisht rinovimin, i cili mbërriti sot: trajneri i lindur në 1973 ka nënshkruar deri më 30 qershor 2026.

Okan mbërriti në klubin e Stambollit në verën e vitit 2022, pas një viti e gjysmë pushimi pas përfundimit të aventurës së tij si trajner i Basaksehirit, me të cilin kishte fituar kampionatin në sezonin 2019/20.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll