Sport

BEFASI!... Trajneri Pellegrini viziton Claudio Bravon dhe kombëtaren e Kilit

Trajneri u ribashkua me ish-lojtarin bardheblu, Claudio Bravo

9 Qershor 2024, 16:11 Nga DOSJA
BEFASI!... Trajneri Pellegrini viziton Claudio Bravon dhe kombëtaren e

KILI - Kombëtarja e Kilit vijon përgatitjet për miqësoren kundër Paraguajit, të martën e ardhshme më 11 qershor, testi i fundit para Copëa America.

‘La Roja’ ka pasur një vizitor të veçantë në stërvitjen e zhvilluar në Juan Pinto Durán: Manuel Pellegrinin. Trajneri i Betisit, një institucion në vendin e tij, është me pushime pas përfundimit të sezonit në Spanjë.

Pellegrini u brohorit pas mbërritjes së tij, duke firmosur fanela, dhënë autografe dhe duke bërë  foto me fansat. Trajneri pati gjithashtu një takim të planifikuar në kompleks me trajnerin  Ricardo Gareca. Aty ai foli edhe me Claudio Bravo, i cili këtë vit përfundoi kohën si bardheblu dhe me Alexis Sánchez.

Pellegrini dhe Bravo ruajnë një marrëdhënie të veçantë, pasi përkojnë në Betis në katër sezonet e fundit. Një marrëdhënie dashurie dhe respekti nga portieri te trajneri. "Shkëlqimi dhe përkushtimi juaj ju bëjnë të dalloheni nga të tjerët. Don Manuel Pellegrini, trajneri më i mirë kilian në histori. Një luks për futbollin tonë. Më i miri gjithmonë zotëri. Qetësi dhe saktësi",- ka shkruar ai në rrjetet sociale.

"Erdha për të përshëndetur Ricardon dhe të gjithë ekipin. Kam qenë në kontakt me të (Gareca) para se të ishim këtu. Nuk kam qenë këtu për një kohë të gjatë, mendoj se kanë kaluar rreth 30 vjet që kur kam qenë në Juan Pinto Durán”,- komentoi Pellegrini nga ana e tij në një intervistë për El Deportivo.

"Ajo që unë e shoh si një proces shumë pozitiv. Ricardo është një trajner me shumë përvojë, i cili jam i sigurt se do të ketë një pjesëmarrje të shkëlqyer me kombëtaren", parashikoi trajneri i Betisit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll