Sport

Pedri: “Mirënjohës për De La Fuente, ai më dha besim për t'u rikthyer më i fortë”

“Tani është radha e Kroacisë dhe ne duhet të provojmë gjithçka."

9 Qershor 2024, 14:36 Nga DOSJA
Pedri: “Mirënjohës për De La Fuente, ai më dha besim

SPANJE - Një dopiedë e mrekullueshme kundër Irlandës së Veriut, dje në fitoren 5-1 të Spanjës. Mesfushori i Barcelonës, Pedro González López, i njohur ndryshe si Pedri, po ngroh motorët e tij në funksion të fillimit zyrtar të Kampionatit Evropian 2024 në Gjermani, i cili do të fillojë për kombëtaren iberike më 15 qershor, në ndeshjen e parë kundër Kroacisë së Luka Modric.

Lojtari i lindur në vitin 2002, u paraqit para gazetarëve në zonën mikse kushtuar Estadi de Son Moix, në Palma de Mallorca, për të komentuar performancën e tij: "Jam shumë i lumtur. Sot trajneri na tha se duhej të provonim të godisnim nga jashtë zone”,- ishin fjalët e para të mbledhura nga AS.

Më pas foli për në historinë e marrëdhënies së krijuar me trajnerin: "Unë kam pasur një marrëdhënie me De la Fuente që nga Lojërat Olimpike dhe U-21. Ai më dha shumë besim që nga dita e parë që isha me të dhe unë i jam shumë mirënjohës atij, mirënjohës sepse ky besim të jep forcë për t'u rikthyer edhe më i fortë (pas dëmtimit të rektusit femoris të kofshës së djathtë)."

Inkurajimi dhe forca mendore janë dy sekretet për të rifilluar, pas një ndalese të rëndësishme si ajo e Pedrit: "Kam marrë disa telefonata, veçanërisht gjatë ndalimit për shkak të dëmtimit. Ai më inkurajoi shumë (De La Fuente), të qëndroja i qetë, të punoja për të arritur më të mirën”.

Duke vazhduar mirëkuptimin në fushë me dy lojtarë të kombëtares në veçanti: "Sot (dje) me Nico dhe Lamine, të cilët e japin atë vertikalitet. Ti e di që do të arrijë një top në hapësirë ​​dhe është shumë komode të luash me të ata të dy”.

Së fundi, një koment për sfidën e radhës : "Sa herë që luaj është të përpiqem të fitoj. Mbi të gjitha, ka të bëjë me një lojë në një kohë. Tani është radha e Kroacisë dhe ne duhet të provojmë gjithçka."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll