Sport

Van Gaal dyshon: "Kompany te Bayerni? Jam i befasuar, ai nuk ka shumë përvojë"

Trajneri i shquar holandez shprehet kundër zgjedhjes së trajnerit të ri belg

9 Qershor 2024, 16:25 Nga DOSJA
Van Gaal dyshon: "Kompany te Bayerni? Jam i befasuar, ai nuk ka shumë

HOLANDE - Vincent Kompany është zyrtarizuar pak ditë më parë si trajneri i ri i Bayern Munichut. Një zgjedhje që nuk është vlerësuar nga të gjithë. Për këtë ka folur edhe Louis Van Gaal.

Trajneri holandez, duke folur për Sky Sports, deklaroi: "Isha shumë i befasuar sepse u shfaqën shumë emra në media, por jo i tij. Kompany është një trajner i ri dhe nuk ka shumë përvojë.

Ata kanë eksploruar disponueshmërinë e shumë trajnerëve që kanë bërë histori. Unë mendoj se gjërat nuk po shkojnë aq mirë për Bayernin”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll