De la Fuente analizon: "I lumtur me miqësoret. Kroacia? Në fushë me stilin tonë"...
SPANJE - Spanja vazhdon të fitojë dhe të shënojë gola, duke dërguar një sinjal përpara Kampionatit Evropian të...
Kombëtarja mbylli fazën përgatitore në Austri dhe tani kuqezinjtë janë vendosur në Kaiserau, në Kamen, ku do të qëndrojnë dhe përgatiten për finalet e Europianit “Gjermani 2024”.
GJERMANI - Nga kampi bazë në SportCentrum Kaiserau, mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani, doli në një konferencë për mediat, ku foli për atmosferën fantastike në kampin kuqezi, konkurrencën në skuadër, ndeshjen me Italinë, sezonin fantastik në aspektin personal dhe disa tema të tjera.
Atmosfera në Gjermani? “Atmosfera është fantastike. Dje erdhëm në Gjermani, sot jemi pushim. Dje kur zbritëm në Gjermani, ishte një pritje fantastike, si në aeroport edhe këtu në hotel. Është një ndjenjë fantastike”.
Konkurrenca në skuadër? “Konkurenca bën mirë në çdo ekip jo vetëm në Kombëtare. Duhet të jemi në 100% në maksimum sepse luajmë me skuadra të mëdha. Nuk ka rëndësi se kush luan, mjafton të bëjmë më të mirën”.
Ndeshja me Italinë, sa e veçantë do të jetë për ju? “Është një ndeshje shumë e veçantë, luajmë kundër kampionëve në fuqi të Europës. Duhet të hyjmë në fushë ta bëjmë maksimumin, të luftojmë për çdo pikë. Të japim 100% nga vetja dhe të tregojmë veten. Të flasim në fushë”.
Rrugëtimi i karrierës deri në Kampionatin Europian? “Për mua është një ëndërr që është bërë realitet. Unë gjithmonë kam punuar dhe do të bëjë maksimumin që të arrijë akoma nivele më të larta dhe shpresoj që ta bëjmë edhe në këtë kompeticion shumë të rëndësishëm”.
Sezon fantastik, keni ruajtur energji për sfidat e Europianit? “Normalisht, kur vij në Kombëtare nuk e shikoj energjinë, dua të hyj në fushë, ta bëj maksimumin dhe të jap gjithçka për këtë fanelë”.
A do të luani në kundërsulm ndaj Italisë, ashtu si ndaj Azerbajxhanit? “Ishte një ndeshje ku ne nuk luajtëm vetëm në kundërsulm. Taktikën e vendos trajnerit, ne bëmë detyrën tonë dhe mundëm Azerbajxhanin. Nuk ishte një ndeshje që përdorëm vetëm kundërsulmet. Taktikën në ndeshjen me Italinë do ta vendosë trajneri”.
Spanja dhe Kroacia fituan ndeshjet miqësore, i keni ndjekur sfidat? “Spanja dhe Kroacia janë ekipe shumë të forta dhe i kemi ndjekur. Ndoqëm sfidën Portugali - Kroaci, i pamë si luanin. Por ne do të hyjmë në çdo ndeshje për të marrë maksimumin, jo thjesht me të thënë, por duhet ta bejme edhe në fushë këtë gjë”.
Sa ju ndihmon fakti që një pjesë e madhe e lojtarëve luajnë në Serie A? “Na ndihmon shumë në ndeshjen me Italinë, sepse pothuajse çdo lojtar të Italisë ne e njohim se si luan, na ndihmon taktikisht. Do të jetë një ndeshje e veçantë, spese janë lojtarë me kualitet shumë të lartë por ne e dime sepse jemi përballur me ta gjatë kampionatit”.
Kalendari i ndeshjeve, sa e favorizon Shqipërinë? “Të trija këto ndeshje janë të forta, luajmë përballë kampiones së Europës, kampiones së botës, Kroacisë, ekip gjysmëfinalist në Europë dhe Botëror. Janë ndeshje të forta, por ndeshjet dallojnë nga njëra-tjetra. Ne do të hyjmë në fushë të marrim rezultatin që na duhet për të vazhduar tutje”.
Ndjeheni të favorizuar ngaqë nuk keni presion? “Gjithmonë më ka pëlqyer kur nuk na kanë vlerësuar sepse na motivon edhe më shumë. Në heshtje mund t’i thyejmë të gjithë”.
Ndaj Italisë, një gol në minutat e para apo në minutat e fundit? “Në minutën e 85-të, që ta mbyllnim sa më mire”.

B.T (Dosja.al)
SPANJE - Spanja vazhdon të fitojë dhe të shënojë gola, duke dërguar një sinjal përpara Kampionatit Evropian të...
ANGLI - Bruno Fernandes nuk është më i paprekshëm te Manchester United: siç raporton ‘Mirrorr’, klubi angl...
foto ilustruese GJERMANI- Policia gjermane filloi të kryejë kontrolle të përkohshme përgjatë kufijve të Gjermanis&e...
ÇEKI - Federata Çeke e Futbollit njoftoi këtë të diel tërheqjen dhe largimin nga kombëtarja për në “Euro ...
foto ilustruese BRITANI- Media britanike "Express.co.uk" i ka kushtuar një artikulli kampionatit të Euro 2024 në Gjermani dhe trazirave q&eu...
Endrick, pasi shënoi një gol kundër Meksikës SHBA - Dorival Junior, trajneri i Canarinhas, ishte plot lëvdata për Endrick n&e...
HOLANDE - Frenkie de Jong pothuajse është rikuperuar nga ndrydhja e shkallës së II-të që pësoi në kyçin e k&...
Kopertina e gazetës italiane ‘Tuttosport’ ITALI - Për të ardhmen e Álvaro Moratas do të përflitet s&e...
FRANCE - PSG, të cilët kanë në axhendën e tyre portierin e Krasnodarit, Matvey Saforov (25), kanë frikë se një &cce...
SHBA - Në kushte optimale, Argjentina dhe Messi vazhdojnë të përgatiten për Copa America në Shtetet e Bashkuar...