Sport

“Euro 2024”/ I dëmtuar, Mbappé ruhet në sfidën miqësoren ndaj Kanadasë...

Viktima e një gjuri të mavijosur, kapiteni i bluve, Kylian Mbappé, nuk do të jetë i rreshtuar që në start në mbrëmjen e kësaj të diele kundër Kanadasë (21:15).

9 Qershor 2024, 17:39 Nga DOSJA
“Euro 2024”/ I dëmtuar, Mbappé ruhet në sfidën

FRANCE - Kylian Mbappé po kalon një përgatitje mjaft të mbushur me ngjarje për Euron.

Viktimë e dhimbjes së shpinës javën e kaluar, e cila e pengoi të merrte pjesë në dy séance, kapiteni i Bluve është ngadalësuar që nga e mërkura, pasi në ndeshjen kundër Luksemburgut (3-0) ka pësuar një kontuzion në njërin gju.

I kursyer gjatë seancës në prag të ndeshjes të së shtunës, për shkak të kësaj goditjeje, sulmuesi 25-vjeçar nuk do të rreshtohet që në start në mbrëmjen e kësaj të diele kundër Kanadasë (21:15), në ndeshjen e fundit miqësore para Euros.

Është Olivier Giroud, për paraqitjen e tij të fundit në Francë me fanelën blu, ai që duhet të rreshtohet si titullar përpara.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll