Sport

Rooney tregon se si theu një televizor gjatë Euro 2016: “Më pas mora faturën...”

Anglia u eliminua në raundin e 16-të nga Islanda dhe Portugalia përfundoi fituese e kompeticionit

9 Qershor 2024, 14:30 Nga DOSJA
Rooney tregon se si theu një televizor gjatë Euro 2016: “Më

ANGLI - Pak ditë para fillimit të Euro'2024, Wayne Rooney tha në rubrikën e tij në gazetën angleze 'The Times' se në Kampionatin Evropian 2016, të fituar nga Portugalia, ai shkatërroi dhomën e kontrollit antidoping dhe theu një televizor, pas ndeshjes me Uellsin.

Ish-ndërkombëtari anglez, i cili u largua nga kombëtarja në vitin 2018, pas 15 vitesh duke veshur fanelën e vendit të tij, pasi kishte marrë pjesë në gjashtë turne të mëdhenj, kujton se në Euron e Francës, ku Anglia u eliminua në 1/16 nga Islanda, ai ishte përzgjedhur në mënyrë të përsëritur për të shkuar në testimin antidoping.

"Ndodhi një gjë e çuditshme, në çdo ndeshje të turneut më përzgjidhnin gjithmonë për të shkuar në testin antidoping. Isha i tërbuar. Ata thanë se ishte një rastësi, por gjithmonë isha vetëm unë", kujton Rooney.  

"Pas ndeshjes së Uellsit (të cilën Anglia e fitoi 2-1 në fazën e grupeve) unë theva gjithçka në dhomën e testimit. Një nga lojtarët e Uellsit, mendoj se ishte Aaron Ramsey, ishte atje. Mendova ta 'vidhos' televizorin që kisha përplasur, por ai u thye. Gjithçka e kam shlyer më pas me faturën, si dhe një paralajmërim të ri nga UEFA".

UEFA, teston rregullisht lojtarët, duke mbledhur mostra të gjakut dhe urinës pas ndeshjeve, në stërvitje dhe madje edhe në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll