Politike

Pranoi mandatin e deputetit, flet Ligoraq Karamelo: Vendimi i opozitës anti-ligjor dhe anti-shqiptar

7 Mars 2019, 21:34 Nga DOSJA
Pranoi mandatin e deputetit, flet Ligoraq Karamelo: Vendimi i opozitës

TIRANË- Ligoraq Karamelo, është një nga kandidatët e listës së Partisë Demokratike, që kanë deklaruar se do të pranojnë mandatin e deputetit.

Ai ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel ku deklaroi se që në krye të herës e ka konsideruar djegien e mandateve anti-ligjor dhe sipas tij është një vendim anti-shqiptar.

“Që në momentin e parë djegien e mandateve e kam cilësuar anti-ligjor dhe e vlerësoj si një vendim anti-shqiptar. Që në momentin që mandati i deputetit konsiderohet si një “portofol” i një personi, e ka humbur kuptimin e tij”, tha Karamelo.

Më tej ai shton se iu drejtua votuesve të tij në Qarkun e Korçës, e mori mbështetjen e tyre.

“Unë iu drejtova votuesve të qarkut të Korçës. Jam i detyruar të respektoj verdiktin e tyre. Kjo rrugë duhej të ishte bërë nga të gjithë”, tha ai.

Karamelo është nga Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut të drejtuar nga Vangjel Dule.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve djegia e mandateve anti-ligjo ligorqa karamelo pse e pranova mandatin djegia e mandateve djegia e mandateve anti-ligjo ligorqa karamelo pse e pranova mandatin

Sondazh

Poll