Politike

Rama i përgjigjet opozitës: Humbësa pa pikë dinjiteti, dy gjërat që i kërkova Bashës në marrëveshjen e 2017 (VD)

7 Mars 2019, 18:17 Nga DOSJA
Rama i përgjigjet opozitës: Humbësa pa pikë dinjiteti, dy

TIRANË- Kryeministri Edi Rama me anë të rubrikës “Përgjigja ime’ në Facebook, ka zgjedhur që t’i përgjigjet opozitës, duke thënë se ata janë humbës pa pikë dinjiteti.

Rama në video mesazhin e tij teksa i përgjigjet komentit të një qytetari shprehet se opozita ka baltosur Shqipërinë në gjuhë të huaj dhe askush nuk e do këtë gjë, pasi sipas tij po i sjell dëme vendit.

Është e vështirë të gjesh fjalët, për fjalët në gjuhë të huaj të atij që quhet kryetar i opozitës, por që nuk është as lideri dhe as kujdestari i saj. Nuk përfaqëson asnjë në popull, që janë si ti. Ata njerëz janë kudo nga veriu në jug, mes tyre ka nga ata që janë qorra dhe ta pandjeshëm si arratiakët nga Parlamenti, por shumica nuk janë si ata dhe nuk duan baltosjen e Shqipërisë në gjuhë të huaj. Janë humbasa pa pikë dinjiteti, të gatshëm t’i lënë Shqipërisë faturën e dhëshpërimit të tyre për pushtetin e humbur”, shprehet Rama në videon e tij.

Më tej kryeministri ka sulmuar edhe Bashën, duke treguar dhe një detaj nga marrëveshja mes tyre në 17 maj të vitit 2017, dhe shprehet se kishin rënë dakord që të njihnin rezultatin dhe të mos shanin Shqipërinë në gjuhë të huaj.  

“Kur nënshkruam marrëveshjen para zgjedhore me Lulzim Bashën në vitin 2017, unë i kërkova dy gjëra, pasi ai mori çfarë deshi. Kërkesat e mia ishin këto, që të mos kontestohej rezultati i zgjedhjeve dhe të mos shahej Shqipëria në gjuhë të huaj”, shprehet Kryeministri.

Më tej Rama ka sulmuar dhe LSI-në duke e akuzar për shitblerje të votës dhe shprehet se këtë e dinë të gjithë.

“Një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe  simotrën e saj LSI. Po të mos ishte LSI nuk do të kishte shitblerje serioze të votës në Shqipëri. E dinë të gjithë dhe luanët dhe bibat në Tiranë. Akuzojnë e shajnë me libër shtëpie, por harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë, që shqiptarët nuk janë budallenj, dhe kush i ka marrë për të tillë e kanë pësuar keq.

Akuzave të sharjes i janë shtuar kërcënimet, po dhuna nuk e ndryshon dot as qeverinë as shumicën në Kuvend, madje i forcon sepse i jep të drejtë mbase dhe aty ku nuk kanë. Po dhuna dëmton imazhin dhe ekonominë vendit. Taksat e qytetarëve të Shkodrës, Kamzës etj.. janë bërë kryesisht rroga dhe me ta paguhen turistët e rrugës së opozitës. Mua më vjen keq kur të huajt pyesin se si ka mundësi që opozita e nënçmon vendin kur dëgjojnë Bashën që thotë “il problemo il problemo”. Çdo shqiptar që nuk e do këtë qeveri duhet të di se kur bashkohet me turizmin rrugor të opozitës nuk i bën mirë, por i bën keq Shqipërisë.”, vijon Rama.

Kryeministri Edi Rama pak ditë më parë zhvilloi një vizitë në Itali, ku zhvilloi disa intervista, që sipas tij intervistat shërbyen për të rregulluar imazhin e Shqipërisë që u nxi nga opozita.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama marreveshja e 17 majit rama i pergjigjet opozites sulmet e opozites edi rama marreveshja e 17 majit rama i pergjigjet opozites sulmet e opozites

Sondazh

Poll