Politike

Mandati i Ediola Brahos dhe lapsusi me emrin e babait, Tavo: Jam shumë i zhgënjyer, vendimi është i LSI

7 Mars 2019, 12:31 Nga DOSJA
Mandati i Ediola Brahos dhe lapsusi me emrin e babait, Tavo: Jam shumë i

GJIROKASTËR- Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vangjel Tavo në një takim që ka zhvilluar sot në Këlcyrë me banorët që rrezikojnë shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit që rehabiliton qendrën e këtij qyteti, (Lexo këtu), ka folur edhe për djegien e mandatit.

Tavo tha se ka qenë një lapsus i tij në moment kur ka dorëzuar mandatin, por ka shtuar se është përgjegjësi e Kuvendit që të bëjë verifikimet.

E kam theksuar dhe e ritheksoj. Jam bashkë me opozitën. Isha ndër deputetët e parë që firmosa për mandatin. Po e pranoj që kam bërë një lapsus. Po të duan le ta mbajnë mandatin, por nga ana proceduriale është shkelje që parlamenti ka bërë sepse duhet të ishin verifikuar gjeneralitetet në kohë dhe nuk do ishim këtu ku jemi sot. Theksoj se në 2001-in për një ‘j” ne e kthyem mbrapsht. S’ekziston, kurrë.

I pyetur për kandidaten e LSI në Gjirokastër, Ediola Braho e cila ka pranuar mandatin, (Lexo këtu), ish-deputeti tha se është i zhgënjyer pasi ky ishte një vendim politik i LSI që duhej respektuar.

Absolutisht, jam shumë i zhgënjyer nga Ediola Braho. S’bëhet fjalë për një mandat, por për mandatet e një force politike që ka marrë një vendim politik. Lista është formuluar nga LSI.

Vijon…

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites ediola braho vangjel tavo djegia e mandateve te opozites ediola braho vangjel tavo

Sondazh

Poll