Politike

“Kush i paguan lekët që merr ti more qen bir qeni”, banorët përplasen me kryebashkiakun e Këlcyrës (VIDEO)

7 Mars 2019, 16:53 Nga DOSJA
“Kush i paguan lekët që merr ti more qen bir qeni”,

Dy ditë pas protestës që banorët e Këlcyrës kanë zhvilluar në sheshin para Bashkisë së qytetit, kundër projektit që prek banesat e tyre, është publikuar një tjetër video ku banorët përlasen verbalisht me kryetarin e Bashkisë, Klement Ndoni.  (Lexo këtu)

Videoja në fjalë, në të cilën një prej banorëve paraqitet tejet i tensionuar dhe nuk kursen akuzat e fyerjet ndaj kryebashkiakut, është publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan:

“Kelcyra ne revolte!

Miq, banoret e Kelcyres qe Edvini po ju prish shtepi dhe biznese prej kater ditesh ne revolte.

Ndiqni debatin midis qytetarit qe po i rrafshohet shtepia me narkozyrtarin ne bashkine e Kelcyres. sb”

Gjatë debatit, banorët akuzojnë kreun e bashkisë për situatën e krijuar.

Pjesë nga biseda:

Banori: Ai ndyrësirë më ka thënë se unë jam nisë për në Tiranë për në protestë. Më ka thënë ta shikojmë në 1 mars. Do i vëmë shkrepsën, do i djegim. Ti ore, ti e ke thënë.

Kryetari i Bashkisë: Zotëri ka mundësi…

Banori: Jo s’ka mundësi fare, ti dil përjashta, se bashkia është e qytetarit. Kush i paguan lekët që merr ti mor qen bir qeni, e ti lëviz me Q7 e me gjëra.

Kryetari i Bashkisë: Mbaruat?

Banori: E re… Ne s’kemi mbaruar, ti dil përjashta!

Mbi 28 familje në Këlcyrë rrezikojnë që t’ju shemben banesat për shkak të projektit që përfshin rehabilimin e qendrës së Këlcyrës. Bashkia Këlcyrë pretendon se i ka informuar banorët, por nga ana tjetër këta të fundit thonë se projekti duhet anuluar pasi edhe dëmshpërblimi është qesharak. Një ditë më parë banorët kanë shkuar në zyrën e kryetarit të Bashkisë, Klement Ndoni, ku pasi e pritën për disa orë jashtë, të revoltuar kërkuan në takimin me të që të prezantohen me projektin.

Takimi me ta ishte i tensionuar ndërkohë që nuk munguan as replikat mes banorëve dhe kryebashkiakut Ndoni.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike banorët e këlcyrës protestë banorët përplasen me kryebashkiakun projekti i rehabilitimit të qytetit banorët e këlcyrës protestë banorët përplasen me kryebashkiakun projekti i rehabilitimit të qytetit

Sondazh

Poll